www.besoninefejaislame.page.tl
  Home
 
   
Koprracia e te  birit  ndaj  nenes se  tij
    adithe rreth vleres  se  leximit  te  Kur "anit  


RADIO ONLINE

 
 <<
o ditët e fundit ,te muajit te Ramazanit më erdhi nje cift
me nënën dhe të birin e tij. Nëna e tij ishte nje grua modeste dhe
në duart e saja mbante të birin e djalit, gjegjesisht nipin e saj , u ndal
me nipin e saj me nje qoshë të dyqanit , paspak erdhi gruaja e këtij burri
respektivisht reja e plakës dhe bleu ari me vlerë prej afro 20 mije rijal.
-Kan mbetur edhe 100 rijal pa paguar, iu drrejtova burrit te saj
(tregon shitesi ).
1.Për cfar arsye ,pyeti djali?
2.Për unazen qe mori nëna yte ia ktheva.
3.Nuk ka dukat për te vjetrat i biri.
Ia nxori nënes unazen nga gishti dhe e hodhi mbi tavolinë , nuk i
mbeti nenes gjë tjetër, vec se te gëlltis mllefin e saj , e mori nipin
prane duarve të saja dhe hyri ne veturën e të birit.
Kur reja e saj shikoi se cfare ndodhi , e qortoi burrin e vet
duke i thënë:
Përse veprove në ate mënyrë , nëna jote tash do të braktis
shtepin ,kush do të bart femijën tan me pas ?
E ndali veturën , shkoi per te marr unazen dhe ate ia solli
nënës se tij.
Nëna e tij , iu drejtua me këto fjalë pikëlluese:
Betohem në Allahun se për sa te jem gjalle , kur njehër nuk do
të ve dukat mbi duart e mija….. nuke deshta me shum se këtë
unaz , deshira ime është që edhe un ti gëzohem ditës së Bajramit
sikurse njerezit e tjerë….. mirepo ti ma vrave dhe mbyte këtë
gezim që pata në vetën time, Allahu të falte biri im!
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe
MR. Fehim Dragusha                                                                                                  Hadithe rreth vleres  se  leximit  te  Kur "anit  

 Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

1- Ebu Umame [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”. (Muslimi)

2- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e lexon një shkronjë nga Kur’ani e meriton një shpërblim, kurse një e mirë vlen sa dhjetë të ngjajshme me te. Nuk jamë duke thënë: Elif lam mim, është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë”. (transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih).

3- Nevvas bin Sem’an [radijall-llahu anhu] thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja), u prijnë suret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet”. (Muslimi)

4- Uthman ibnu Affan [radijall-llahu anhu] thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt”. (Buhariu)

5- Ebu Musa El-Esh’ariu [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (handzaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët”. (Muttefekun alejhi)

6- Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrit disa popuj, ndërsa do t’i ulë disa të tjerë”. (Muslimi)

7- Ibnu Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai e lexon atë (në namaz) natën dhe ditën , dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi”. (Muttefekun alejhi)

8- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte suretul Kehf, kurse pranë tij ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një moment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kjo është mëshirë, zbriti për hir të Kur’anit”. (Muttefekun alejhi)

9- Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi [radijall-llahu anhuma] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Poseduesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë ke ajeti i fundit të cilin do ta lexosh”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë: hadith hasen sahih)

10- Ebu Musa [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ruajeni Kur’anin, betohem në Atë që shpirti i Muhammedit është në duart e Tij, vërtet Kur’ani zgjidhet më shpejt se sa deveja nga litari i saj”. (Muttefekun alejhi)

11- Ibnu Umeri [radijall-llahu anhuma] tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kur’anit është sikurse shembulli i një deveje të lidhur. –Nëse kujdeset për të e mban e nëse e lë ik”. (Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur’anit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë). (Muttefekun alejhi)

12- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgamberit, që me zë të bukur, melodik e të lartë ta lexojë Kur’anin”. (Muttefekun alejhi)

13- Berra bin Azib [radijall-llahu anhuma] thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke lexuar në namazin e jacisë “Vettini vezzejtuni” (suren Tin). Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]”.

 

O prindër, dua të shoh Zotin tim!

banner  


 

                               

Të Kuptojmë Islamin

 

 

Çfare do te thote fjala 'ISLAM'?
Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me çdo gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mënyrë jetese qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem. 
Kush eshte Allahu?
Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave; Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka gjini apo shumës (ndryshe nga fjala 'Zot' që ka gjini edhe shumës). Eshte interesant të theksohet se fjala 'Allah' është emri i Zotit në gjuhën Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njëherë bashkëkohësit e tij e pyetën Profetin Muhamed (as) për Zotin. Përgjigja erdhi direkt nga Zoti në formën e një Sureje / Kapitulli të shkurtër në Kur'an, e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).

"Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Kur'an, 112:1-4)

Kush eshte Musliman?
Fjala "Musliman" i referohet atij qe i nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La ilahe il-lallah, Muhammeden resulullah.  (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)". Pra çdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte Musliman..." (Kur'an, 3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te Zotit.
Kush eshte Muhamedi?
Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim. Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte 6-vjeçar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares se tij, siç ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeçare atij iu dha profetesia kur engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi profetit gjate nje periudhe 23-vjeçare u mblodh ne formen e nje libri - Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale.
A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed?
Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin, Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin - Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore.
Çfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)?
Muslimanet e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vërtet, çështja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu është sikurse çështja e Ademit. Allahu e krijoi atë (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha “Bëhu!” e ai u bë." (Kur'an, 3:59). Si profet qe ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi  te sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem).
Çfarë është Kur'ani?
Kur'ani është rekord/dokument ekzakt i fjalëve të shpallura nga Zoti përmes engjullit Xhebrail  tek Profeti Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokëve te tij, dhe këto fjalë u shkruan nga shkrues profesionalë të kohës duke e verifikuar me Profetin gjatë jetës së tij. As edhe një gërmë nuk ka ndryshuar në të 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bërë kështu Kur'anin një tekst unikal dhe të mrekullueshëm që iu shpall Muhamedit 14 shekuj më parë.
Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga Zoti - është burimi kryesor i besimit dhe jetesës për çdo Musliman. Në të trajtohen gjithë çeshtjet që na interesojnë neve si qenie njerëzore: urtësia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazë e Kur'anit është marëdhënia e Zotit me krijesat e Tij. Në të njëjtën kohë Kur'ani na ofron udhëzim për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, për sjellje korrekte me njerëzit dhe për një sistem të ndershëm ekonomik.
Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter).
A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen, ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme; eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet. 
A ka ndonje kod te veçante per veshjen e Muslimaneve?
Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres.
Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam?
Ne Kur'an i eshte thene Muslimaneve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij, mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishngrenese, si dhe te mos pine gjak dhe pijet alkoolike.
A jane grate te shtypura ne Islam?
JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu)
                                                                                                                Porositë më madhështore ne Kuran

    Frikësojuni Allahut o muslimanë e tregohuni të devotshëm ndaj Tij ashtu siç tregohet i devotshëm ai që e di se Allahu e dëgjon, e shikon, e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe e shpërblen për punën e tij në dynja dhe Ahiret.

   O robërit e Allahut! Porosia më e madhe është porosia e Allahut, pastaj porosia e të Dërguarit të Tij e pastaj porosia e robërve të mirë të Allahut. Me porositë dhe këshillat e Allahut ngjallen zemrat, pastrohen veprat, duke punuar sipas tyre njeriu lartësohet, jeta rregullohet me to dhe shtohet shpërblimi në banesën e përhershme. Porositë më madhështore në Kur`an janë tre ajete në suren El-En`am: (ky është komentimi i ajeteve)

“Thuaj: Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj; të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni veprave të shëmtuara të hapta apo të fshehta qofshin, mos e vrisni atë që e ndaloi All-llahu, përveçse me të drejtë. Këto janë porositë e Tij, kështu që të mendoni thellë.

 Mos iu afroni pasurisë së jetimit (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën, Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij. Kur të flisni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësojeni. Këto janë ato me ç`ka Ai ju porosit kështu që të përkujtoni. Dhe me të vërtetë kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), prandaj pasojeni atë e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, me shpresë se do të tregoheni të devotshëm.” (El-En`am: 151-153)

   Ato tre ajete Allahu i zbriti pas ajeteve tek të cilat përmendi rrugën e humbjes që ndiqnin idhujtarët arab, përrallat e tyre dhe gënjeshtrat që shpiknin për Allahun në lidhje me ndalimin e ngrënies së mishit të disa kafshëve, të mbjellave dhe frutave.

   Ajeti i parë flet për teuhidin, parimin madhështor tek i cili kthehen të gjitha urdhërat dhe ndalesat e tek ai bazohen sheriatet e të gjitha feve. Pa teuhidin nuk bën dobi asnjë vepër. Në këtë ajet flitet për ndalimin e të gjitha llojeve të shirkut i cili është gjynahu të cilin nuk ia fal Allahu atij që vdes në të. Ajeti porosit për respektimin e prindërve që janë baza e familjes, prehri ku rriten brezat dhe bërthamat e shoqërisë. Ajeti ndalon padrejtësinë ndaj foshnjave dhe kujdeset për të drejtën e tyre sepse fëmijët janë forca e umetit. Ajeti ndalon nga veprat e shthurura qofshin ato të shfaqura apo të fshehta që të përhapet pastërtia, dhe morali i lartë, të mbrohet e mira dhe të varroset e keqja, të mbrohet nderi dhe të drejtat. Ajeti flet për ndalimin e vrasjes padrejtësisht të dikujt që shoqëria islame të largohet nga shkatërrimi që sjellin luftërat dhe kryengritjet.

   “Thuaj: Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj:” Ejani e drejtohuni këndej që t`ju tregoj dhe t`ju lajmëroj për ato që me të vërtetë ju ka ndaluar Zoti juaj e jo për hamendje përkundrazi ju lajmëroj për shpalljen që zbret nga Zoti juaj dhe urdhërin prej Tij. “të mos i shoqëroni Atij asnjë send” mos të lusni përveç Zotit tuaj askënd në qiell apo në tokë. Allahu i madhëruar ka thënë: (ky është komentimi i ajetit) “Dhe (mua më shpallet) me të vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askënd tjetër me All-llahun!” (El-Xhinn: 18) Mos i shoqëroni Atij askënd në lutjen që është adhurim dhe as në lutjet e tjera, as në therjen e kurbanit e as në premtime, as në kërkimin e mbrojtjes e as në kërkimin e ndihmës, as në mbështetje, shpresë, frikë dhe tavaf në shtëpi tjetër përveç shtëpisë së Tij (Ka`bes), as në frikërespekt, sexhde, ruku, dashuri dhe madhërim, përkundrazi adhurojeni Zotin tuaj të vetëm me të gjitha llojet e adhurimit e duke iu larguar të gjitha llojeve të shirkut.

   Ky ajet urdhëron për të gjitha llojet e adhurimit të Allahut ashtu siç tregohet edhe në shumë ajete të tjera. Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vdes duke mos i bërë shirk Allahut, hyn në Xhennet.” Transmetoi Muslimi.

   “të silleni mirë me prindërit” Pra ju ndaloi juve kundërshtimin e tyre dhe ju porositi që të tregoheni bamirës ndaj tyre, e bamirësia ndaj tyre tregohet me bindjen ndaj tyre aty ku nuk ka kundërshtim të Allahut, tregohet duke i nderuar ata, duke i bërë të ndihen të gëzuar, mëshirimi dhe butësia me ta, veprimi i gjithçkaje që i rregullon ata, biseda e mirë me ta, lutja për ta kur janë gjallë dhe pasi të vdesin, tu dhurosh atyre vepra të mira pasi të kenë vdekur, mbajtja e lidhjeve me të afërmit dhe miqtë e tyre pasi ata të kenë vdekur.

   “të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë juve dhe ata” Disa prej idhujtarëve arab i vrisnin vajzat e porsalindura nga frika e turpit, disa të tjerë vrisnin djalin e porsalindur nga frika e varfërisë prandaj Allahu i Madhëruar i ndaloi nga ky zakon i keq dhe i lajmëroi se Ai është përgjegjës për rizkun e fëmijëve dhe baballarëve. Në këtë ndalesë përfshihet edhe dështimi i qëllimshëm i fëmijës nga frika e varfërisë ose përdorimi i tabletave kundër shtatzanisë, por nëse ka ndonjë domosdoshmëri lejohet përdorimi i tyre për aq sa e kërkon kjo domosdoshmëri si në rastin kur gruaja nuk mund ta mbajë dot shtatzaninë për ndonjë shkak shëndetësor apo kur shtatzania e njëpasnjëshme dëmton fëmijën e lindur më parë.

   “të mos u afroheni veprave të shëmtuara të hapta apo të fshehta qofshin” atyre veprave që janë të shpifura dhe shumë të këqija sipas llogjikës dhe natyrshmërisë së njeriut e për ndalimin e të cilave kanë qenë të një mendimi të gjitha fetë qiellore. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar disa nga këto vepra. “Mos iu afroni imoralitetit (zinasë) se ajo është një vepër e shëmtuar dhe rrugë e keqe.” (El-Isra: 32) “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: A punoni të shëmtuaren, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush.” (El-A`raf: 80) Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “I mallkuar është ai që vepron veprën e popullit të Lutit, i mallkuar është ai që vepron veprën e popullit të Lutit, i mallkuar është ai që vepron veprën e popullit të Lutit.”

   Por të shëmtuara quhen edhe të gjitha gjynahet e tjera dhe ndalimi nga afrimi tek këto vepra është ndalim më i plotë sesa ndalimi nga veprimi i tyre. Ndalimi nga afrimi tek një gjynah është ndalim nga shkaqet dhe rrugët që të çojnë tek ai gjynah, është ndalim nga kënaqja me imagjinimin e atij gjunahu sepse vetja njerëzore mund të mashtrohet nga gjynahet prandaj Sheriati ndaloi veçimin me një grua të huaj dhe bisedat me gratë.

   “të hapta apo të fshehta qofshin” Pra Allahu ndaloi të gjitha gjynahet që bëhen haptazi ose fshehtas, ato gjynahe që kryhen me gjymtyrë e janë të dukshme dhe ato gjynahe që janë të fshehta në zemër si mendjemadhësia, smira, mashtrimi, hipokrizia si dhe urrejtja e asaj që do Allahu dhe dashuria e asaj që e urren Allahu.

   “mos e vrisni atë që e ndaloi All-llahu, përveçse me të drejtë” Allahu ka ndaluar vrasjen e muslimanit, të jobesimtarit të cilit i është dhënë besa nga prijësi musliman dhe jobesimtarit që nuk lufton kundër muslimanëve. Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet gjaku (vrasja) i muslimanit përveç tre rasteve: I martuari që bën imoralitet, ai që vret dikë dhe ai që e lë fenë e tij dhe ndahet nga xhemati.” “Kush vret një muahed (jobesimtar të cilit i është dhënë besa nga prijësi musliman) nuk do ta ndiejë erën e Xhennetit.” “Muslimani vazhdon të jetë i lirë në fenë e tij përderisa nuk ka derdhur gjak të ndaluar, e nëse e bën këtë do të zihet ngushtë.”

    “Këto janë porositë e Tij” Premtim mes jush për ato që ju lexoi dhe ju urdhëroi që t`i mësoni dhe të punoni sipas tyre. “kështu që të mendoni thellë.” E të dalloni se kush është e dobishmja dhe kush është e mira e të veproni atë që është e mirë e të largoheni nga ajo që është e keqe. E keqja e këtyre veprave të ndaluara njihet nga llogjika nëse thellohesh në to, ndërsa Sheriati sqaroi me hollësi të këqijat e këtyre veprave të ndaluara. Ai që mendja e tij e largon nga këto vepra të ndaluara, me të vërtetë që është i llogjikshëm ndërsa ai që mendja e tij nuk e largon nga këto vepra të ndaluara është mendjelehti që nuk ka llogjikë. E kush mund të jetë më i shëmtuar dhe gjynah më i madh sesa shirku, mosrespektimi i prindërve, veprat e shëmtuara dhe vrasja e atij që e ka ndaluar Allahu.

   Ajeti i dytë flet për mëshirimin, ndihmesën dhe kujdesin shoqëror mes muslimanëve dhe kujdesin për të dobëtit dhe të pamundurit. Ajeti gjithashtu ndalon shkeljen e të drejtave, urdhëron për plotësimin e marrdhënieve mes njerëzve, drejtësinë në shkëmbimin e sendeve pa e tepruar dhe pa pakësuar gjë, ndalon nga zullumi dhe padrejtësia në gjykim, dëshmi dhe fjalë edhe nëse kanë të bëjnë me njerëzit e dashur apo të urryer, urdhëron për drejtësi në gjithçka.

   “Mos iu afroni pasurisë së jetimit (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë” Pra mos iu afroni pasurisë së tij veçse me atë mënyrë që është më e dobishme për të, mos iu afroni pasurisë së tij veçse duke e mbrojtur atë, duke punuar për ta shtuar atë, mos e hani atë e mos e lini të prishet e të humbasë kot apo të pakësohet. Përpiquni për edukimin e jetimit, ndërsa udhëzimi i tij është detyrë më parësore që ai të bëhet një tullë e përshtatshme për ndërtimin e shoqërisë. “derisa ai të arrijë pjekurinë” pra derisa të mbushi moshën e pjekurisë e të jetë i aftë për ta mbajtur si duhet pasurinë e tij, në këtë rast i jepet pasuria që ta përdorë vetë.

 “zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën” pra ju ndaloi shkeljen e të drejtave dhe mosplotësimin si duhet të marrdhënieve. Plotësojini si duhet të drejtat pa mangësuar prej tyre. “Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij.” Prej mëshirës së Allahut është se Ai nuk urdhëron e nuk ndalon përveçse për atë që është e mundur. “Kur të flisni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë” Pra nëse gjykoni ose dëshmoni ose nëse futeni për të rregulluar mes dy personave që kanë mosmarrveshje, ose nëse lavdëroni ose përmendni të këqijat e dikujt për ndonjë qëllim të bazuar në Sheriat, atëherë mbani drejtësi, edhe nëse ai që gjykohet, ai për të cilin ose kundër të cilit dëshmoni është prej të afërmve tuaj e njësoj me të është edhe i huaji apo ai që urreni.

   “dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësojeni” Zotimi i dhënë Allahut përmbledh urdhërat, ndalesat dhe ligjet e Tij. Allahu i Madhëruar i tha Beni Israilëve (ky është komentimi i ajetit) “dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që ju premtova” (El-Bekare: 40) Në këtë zotim përfshihen edhe marrëveshjet dhe premtimet e dhëna mes njerëzve nëse nuk janë në kundërshtim me Sheriatin e kur bëhen për hir të Tij, se Ai na urdhëroi për mbajtjen dhe plotësimin e tyre.

   “Këto janë ato me ç`ka Ai ju porosit kështu që të përkujtoni.” Pra të përkujtoni këto porosi nëse lini pas dore zbatimin e tyre me qëllim ose pa qëllim qoftë. Nëse përkujtohet njeriu për detyrimin e përkujtimit të tyre atëherë ai fillon t`i zbatojë ato.

   “Dhe me të vërtetë kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), prandaj pasojeni atë e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, me shpresë se do të tregoheni të devotshëm.” Pra ju ndaloi shmangien nga rruga e drejtë e shkuarjen majtas e djathtas e ju bëri detyrë pasimin e rrugës së drejtë, e rruga e drejtë është i gjithë Islami.

   Ndërsa fjala “të tregoheni të devotshëm” është përmendur sepse vazhdimësia në rrugën e drejtë i përket vetëm atyre që janë të devotshëm. Të treja ajetet e përmendura kanë edhe shembuj të tjerë në Kur`an dhe Sunnet. Abdullah ibn Mes`udi ka thënë: Kush dëshiron të shikojë porosinë e Muhammedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem le të lexojë këto ajete (dhe përmendi këto të treja). Sa këshillues i madh që është Allahu, sa porosi madhështore që është ajo e sa i lumtur do të jetë ai që vepron sipas asaj porosie. Fillimi i kësaj rruge është në dynja ndërsa fundi i saj është në Xhenet ndërsa largimi nga rruga e drejtë duke pasuar epshet dhe dynjanë ose duke bërë bidate, kufër ose hipokrizi e ka fillimin në dynja ndërsa fundin në Xhehenem, në dynja mbytet në epshe dhe vuajtje, në varr zhytet në errësirat e tij ndërsa pas ringjalljes në Xhehenem.

   Sikur çdo musliman të vepronte sipas këtyre porosive atëherë Allahu do të ishte me të, do t`i jipte sukses në çështjet e tij, e ai do të ishte bamirës me veten e tij, do të ishte bamirës me krijesat e njerëzit do të shpëtonin nga e keqja e tij.

   Allahu i Madhëruar ka thënë: (ky është komentimi i ajetit) “Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimit i qartë.” (El-Maide: 92)

Shejhu: Ali Abdurrahman El-Hudhejfi

Mos më mbuloni me tym të urrejtjes, përçmimit, përjashtimit e injorimit. Pse më bëni të ndihem e pastrehë! Pse më pengoni Krijuesin e jetës të adhuroj. Po pres e vetmuar. Jo s’kam uri e etje. Mos ndihni dhembje kur unë rri e uritur dhe e etur; qëllimi i ekzistencës sime tejkalon kufijtë e tokës. Nuk mund të bëj jetë me vdekje të pakuptimtë. Dua të shijojë përjetësinë, lumturinë e pasosur. Jo, dua të shijoj kënaqësinë e Zotit tim. Dua të shoh Zotin tim!
 
Pres një buzëqeshje, ndërsa nga gjuha ju dalin fjalë, që sa shumë më bëjnë të ndihem e rënduar, e fyer! Duroj, sepse Atë që adhuroj më porosit për durim e vetëpërmbajtje. Vetëm pse them, Zoti im dhe Zoti juaj, është Krijuesi që krijoi ditën dhe natën, që krijoi tokën, e cila noton në qetësi, e thjesht pse them, që të ç’robëroheni nga krijesat e idhujt, e të mos adhurohet asgjë përveç Zotit, të cilit i takon falënderimi dhe lavdërimi dhe tek i Cili është kthimi i çdo gjëje, më luftoni!
 
Mos më mbuloni me lotin e vuajtjes dhe shqetësimit, më mbuloni me lotin e dashurisë dhe sinqeritetit. Jam në rrugën e drejtë të Zotit tim! Mos vuani pse unë mbroj nderin tim! Mos u shqetësoni, kur unë shqetësohem për dinjitetin tim. Mos u ndihni të ulët, kur unë me adhurim lartësojë Zotin tim, që më krijoi. Sa shumë do doja të hynit në zemrën time, e të preknit ngrohtësinë dhe qetësinë që kam! Në dorën time është lutja; për ju lutem çdoherë kur lutem për veten. Zoti im më edukoi t’ia dua të mirën të gjithëve.
 
Loti im është dashuri ndaj jush. Zoti im më urdhëroi me urdhër madhështor, që në fytyrat tuaja të shkaktoj kënaqësi e hare; kurrë të mos ju hidhëroj e as të mos ju shkaktoj dhembje e vuajtje. Dua të shoh Zotin tim, dua edhe ju ta shihni Atë. Ai, që dua ta shoh, më ndaloi me një ndalesë të rreptë, që kurrë të mos ju bërtas e as mos t’jua kthej shpinën. S’dua të ndahem prej juve. S’dua t’ju lë në këtë tym, që e mblodhi djalli i mallkuar.
 
Sepse unë kundërshtoj krijesën kur Zotin tim kundërshton; kundërshtohem sepse respektoj Krijuesin tim.
 
Mos më largoni, ju përgjërohem! Dua të jem afër juve. Më lejoni t’ju flas, më lejoni t’ju këshilloj e t’ju thërras, siç më urdhëron Zoti im, me butësi e urtësi. Ju thërras në rrugën e Paqes dhe Mirësisë. A ka fjalë më të bukur se fjala, që buron nga dashuria ndaj Zotit, që krijoi dashuri në zemrat e nënave ndaj bijve të saj! Nuk dua mall e pasuri. E gjithë ajo që ju komunikoj: të jetojmë në paqe, qetësi e dashuri. Jo vetëm në këtë jetë! Mos më përplasni me duart, që Zoti im jua krijoi! Mos më shikoni me sy të mrrolur, që Zoti im jua krijoi. Para se qielli të bëhet si kallaj i shkrirë! Afrohu para se të largohemi prej njëri-tjetrit, në ditën kur do mbulojë tmerri e trishtimi! Kur toka bëhet e sheshtë!
 
Pres fjalë të bukur, përçmohem. Pres përgëzim, qortohem. Pres afrim, largohem. Pres mirësi, keqtrajtohem. Pres dashuri, urrehem.  S’më flisni e s’më respektoni, vetëm pse në Lumturi të Përhershme ju ftoj. Jo, s’e meritoj. Pse kundërshtoni diçka, që s’e njihni! Pse të vërtetën me urtësi s’e kërkoni! Çfarë po ju bën kaq të pamëshirshëm, e çfarë po ju rrëmben me kaq fuqi! Jo, mendjemadhësia juaj tokën s’e çan dot; e as kodrat s’jua arrin dot! Përkujtoni kush ishit në fillim fare, përkujtoni si erdhët në ekzistencë, e dini se gjithçka është krijuar me maturi e urtësi të përkryer; a nuk mendoni, vallë!
 
Më mjafton Zoti im!
 
Dua të shoh Zotin tim! Edhe pse me mendojnë të ulët. Edhe pse më mendojnë se kot mbaj uri e etje. Edhe pse më mendojnë të pastrehë. Edhe pse më mendojnë injorante. Edhe pse më përplasin e më përjashtojnë. Edhe pse më fyejnë! Unë jam udhëzuar me udhëzimin e Zotit tim! Edhe sikur të gjitha krijesat të mblidheshin bashkë, nuk mund të ma shuajnë dëshirën time të flaktë për të takuar Zotin tim!
 
Jo, s’më pikon syri lot, pse kundërshtohem kur Zotin tim respektoj; jo s’më lëngon shpirti dhembje, kur të tjerët më largojnë kur Zotit tim i afrohem; kurrë nuk brengosem pse të tjerët më hapin kurthe kur në rrugën e Zotit tim çdo herë e më tepër forcohem!

 

                    

Dihje ishte një sahabi me fytyrë shumë të bukur.

Dihje ishte një sahabi me fytyrë shumë të bukur.Shpesh here Xhebraili “alejhis – selam” I paraqitej Resulullahut me pamjen e Dihje’s.Një ditë Xhebraili “alejhis-selam” kishte ardhur tek Resulullahu me pamjen e Dihje’s,Hazreti Hasani dhe Hyseni të cilët e pane erdhën dhe u ulën në prehrit e tij.Pejgamberi “alejhis-selam” deshi t’I largonte por Xhebraili “alejhis-selam” I tha:

  - O Resulullah përse dëshiron t’I largosh? Kur Fatimeja falte namazin e tehexhudit Allahu më dërgonte mua dhe unë tundja djepat e këtyre,dhe kështu Fatimeja mund të falej e qetë. Ndonjëherë kur nëna e këtyre është në gjumë vij dhe I bëj të pushjonë kur qajnë. Nuk ka ndonjë pengesë që të vijnë pranë meje dhe të ulen ne prehrin tim.

  - O vëllai im Xhebrail,njëri nga sahabet e mi,Dihje udhëton shpesh. Sa here që kthehet nga udhëtimi I sjell dhurata këtyre. Kanë menduar sikur je Dihje prandaj erdhën dhe u ulën në prehrin tënd.

  Xhebraili “alejhis-selam” zgjati duart në Xhennet dhe mori që aty një vesh rrush dhe një shegë të kuqe.

Rushin i’a dha Hazreti Hasanit dhe Shegën Hazreti Hysenit.Teksa po hanin fruat një lypësar trokiti në derë dhe kërkoi par rrush dhe shegë.Resulullahu nga zemërgjerësia e madhe deshi t’i jepte por Xhebraili “alejhis-selam”e pengoi duke I thane:

“O Resulullah! Ai lypësar është shejtani.Ai i ka haram të mirat e Xhennetit prandaj kërkon ti hajë këto të mira me mashtrime.”                                                                                                                                       Dhjetë ditët e faljes: A jemi gati?

Askush nuk e di nëse e ka fituar mëshirën e Allahut të Madhëruar në çastin kur ka mbaruar dhjetë ditëshi i parë. Duhet të jemi shumë të sinqertë me veten tonë...
Nga: Ua'il Shihab



Ditët e bekuara të Ramazanit po ikin mjaft shpejt. Ditët speciale të Allahut, ditë në të cilat ai zbret mëshirën e Tij të madhe, faljen dhe plotëson dëshirat e besimtarëve ndodhen në muajin e Ramazanit, kështu që gjithsecili prej nesh duhet të vlerësojë këtë muaj para se të jetë shumë vonë. Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) na ka thënë se Ramazani ndahet në tre pjesë, pjesa e parë përbëhet nga mëshira e Allahut, e dyta nga falja dhe e treta nga shpëtimi prej zjarrit të Ferrit.

Askush nuk e di nëse e ka fituar mëshirën e Allahut të Madhëruar në çastin kur ka mbaruar dhjetë ditëshi i parë. Duhet të jemi shumë të sinqertë me veten tonë në momentin kur shpresojmë që të fitojmë këtë dhuratë, porse duhet të përpiqemi që të fitojmë dhe pjesën tjetër të bekimeve që kanë mbetur për pjesën e mbetur të muajit.

Tashmë kemi hyrë në ditët e faljes. A jemi gati për të hyrë në këto ditë? A jemi përgatitur për tu falur nga Zoti? Është çasti më i volitshëm për tu falur nga Zoti ynë dhe për ti kërkuar falje Atij. Është një moment që nuk duhet ta humbim, nëse dështojmë për të marrë faljen e Zotit të madhëruar kur do të na falen mëkatet tona?

Profeti Muhamed a.s, shokët e tij dhe muslimanët e sinqertë përmes gjithë kësaj periudhe janë falur duke kërkuar mirësitë e këtij muaji. Njerëzit e mençur e dinë se kurrë sduhet të humbasë asnjë ditë të këtij muaji.

E pyetja më e rëndësishme që shtrohet është; Si duhet ta kërkojmë faljen e Alahut gjatë këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit? Më poshtë po ju japim disa udhëzime:

1. Çdokush duhet të pendohet sinqerisht para Allahut të Madhëruar, duke kërkuar faljen e Tij,

2. Nuk duhet kryer asnjë vepër e ndaluar,

3. Duhet të falim më shumë namaze nate (Tahaxhud), duhet të japim sadaka më shumë, duhet të bëjmë më shumë dhikër dhe duhet të lexojmë më shumë Kuran.

4. Nuk duhet të lëmë pasdore namazet dhe duhet ti falim ato në vaktet e tyre

5. Duhet ti bëjmë dua Allahut të Madhëruar për ti kërkuar atij falje dhe ti kërkojmë Atij të mos na heqë nga furnizimi i Tij.

O Allah, ndihmona neve që të fitojmë mëshirën Tënde, faljen dhe bekimet e Tua, Amin


                                               

Veçoritë e muajit të shenjtë të Ramazanit     Ramazani ngërthen në vehte shumë mirësi , e nga më kryesoret kemi zgjedhur këto:

1 . Allahu i Lartësuar ka zbritur Kuranin Fisnik në këtë muaj , ashtu si tregon vet Allahu në ajetin : { Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën) } [1] , dhe Allahu e lavdroi këtë muaj në mesin e muajve të tjerë , duke e zgjedhur atë për zbritjen e Kuranit Madhështor [2], e kjo kishte ndodhur në natën e Kadrit në dhjetë netëshin e fundit të Ramazanit , ka thënë Allahu : { Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit }[3] , dhe në ajetin tjetër : { Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar[4]. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues } [5] .

2 . Në këtë muaj gjithashtu kanë zbritur edhe librat tjerë të shenjtë , siç ka treguar Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem , : “ Kanë zbritur fletushkat e Ibrahimit në natën e parë të Ramazanit , ka zbritur Tevrati në ditën e gjashtë të Ramazanit , ka zbritur Inxhili në ditën e trembëdhjetë të Ramazanit dhe ka zbritur Kurani në ditën e njëzet e katër të Ramazanit “ [6] .

3 . Ramazani dallohet nga muajt e tjerë edhe për atë se gjatë këtij muaji janë të hapura dyert e xhenetit .

4 . Mbyllen dyert e xhehenemit .

5 . Prangosen djajt dhe xhinët e rrebeluar.

6 . Hapen gjithashtu dyert e mëshirës dhe dyert e qiellit .

7 . Gjatë këtij muaji thërret një thirrës : O kërkuesi të mirave nxito , o kërkues i të këqijave përfundo .

8 . Në muajin e Ramazanit për çdo natë do të ketë të amnestuar nga zjarri i xhehenemit , transmetohet nga Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem , se ka thënë : “ Që nga nata e parë e Ramazanit prangohen shejtanët dhe xhinët e rebeluar , mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjë , hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë , dhe një thirrës thërret : o lakmues I të mirës shpejto dhe o lakmues i së keqës ngadalëso , dhe për çdo natë do të ketë të liruar të Allahut nga zjarri “ [7] .

9 . Muaji i Ramazanit gjithashtu karakterizohet me atë se posedon një natë , në të cilën veprat janë më të vlefshme se veprat gjatë një mijë muajve , dhe atij që i ikën kjo natë pa shfrytëzim vërtetë i ka humbur diçka shumë e çmuar . Ka thënë Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem , : “ Vërtetë , ja , u erdhi muaji i Ramazanit , në të gjindet një natë më e vlefshme se një mijë muaj , kujt i humb mirësia e saj , i ka humbur gjithëçka , dhe nuk mund ti humb mirësia e saj veç atyre që janë më të privuarit ( pa fat ) [8] .

10 . Muaji i Ramazanit është muaji kur pranohen lutjet , dhe këtë e ka përmend Allahu i Lavdëruar në ajetet e agjërimit : { E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua } [9] , ndërsa në lidhje me këtë Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem ka thënë : “… për secilin rob nga robët e Allahut do të ketë lutje të pranueshme “ [10] .

11 . Ramazani muaji i dhikrit dhe falënderimit , ashtu siç ka përmend Allahu këtë gjë në rrjedhën e ajeteve të Ramazanit : { … ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni } [11].

12 . Muaji i Ramazanit quhet ndryshe edhe muaji i durimit , siç është përmend nëpër hadithe të Pejgamberit ,salallahu alejhi ue selem , dhe nuk ka dyshim se Ramazani i përmbledh të gjitha llojet e durimit : durimi në kryerjen e urdhërave të Allahut , durimi ndaj caktimeve të Allahut si urija dhe etja , dhe durimi në largimin nga haramet siç janë : ushqimet , pijet etj, gjatë ditës në Ramazan .

13 . Agjërimi i muajit të Ramazanit shlyen mëkatet , siç transmetohet në hadithin e më poshtëm : “ Pesë namazet , xhumaja deri në xhuman tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë fshirës të mëkateve mes tyre nëse braktisen mëkatet e mëdha “ [12] dhe hadithi i njohur nga të gjithë : “ Kush agjëron Ramazanin me besim të plotë në obligueshmërinë e tij dhe duke shpresuar shpërblimin e tij do t’iu falen mëkatet e mëparshme të tij “ [13] .

14 . Agjërimi i Ramazanit gjithashtu ngrit gradat e basimtarëve në botën tjetër . Ngjarja të cilën na e rrëfen Talha ibën Ubejdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij ) është argumenti më i qartë për një gjë të tillë , fillon tregimin se njëherë kishin ardhur dy burra nga vendi “ Belij “ tek Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem , dhe kishin pranuar Islamin sëbashku në një kohë , mirëpo njëri nga ta përpiqej më tepër se shoku i tij për kryerjen e veprave të mira , derisa edhe shkoi në luftë dhe ra dëshmor , kurse shoku i tij jetoi edhe një vit pas tij pastaj ndërroi jetë edhe ai . Tregon Talha : Kam parë një ëndërr sikur isha tek dera e xhenetit , i takova të dy ata persona , papritmas nga xheneti doli një thirrës dhe lejoi personin që kishte vdekur më vonë të hyjë në xhenet , pastaj doli prap dhe thirri personin që kishte vdekur në luftë , pastaj u kthye tek unë e më tha shko se ende nuk të ka ardhë koha . Talha ua tregoi shokëve të Resulullahit ,salallahu alejhi ue selem , dhe të gjithë mbeten të habitur nga ky rast , derisa i arriti lajmi të Dërguarit të Allahut ,salallahu alejhi ue selem , e ai tha : “ Nga cili prej atyre dy personave po çuditeni ?” , ata tanë : O Dërguar i Allahut personi i parë ishte që më tepër përpiçej për vepra të mira derisa vdiç si dëshmor , ndërsa në xhenet së pari hyri personi që kishte vdekur pas tij , I Dërguari i Allahu ,salallahu alejhi ue selem , ia kthehu : “ A nuk ka jetuar ky i dyti pas tij edhe një vit ? “ , thanë : po , pastaj tha : “ dhe a ka agjëruar Ramazanin , dhe a ka falë sa e sa namaze gjatë vitit ?” , ata thanë : po , dhe krejt në fund tha i Dërguari i Allahut : “ Largësia mes atyre dyve është sa largësia mes qiellit dhe tokës “ [14] .

15 . Veprimi i umres në muajin e Ramazanit ka vlerë të madhe , ajo është e barabartë me kryerjen e një Haxhi me të Dërguarin e Allahut , salallahu alejhi ue selem , ashtu si e kishte mësuar Resulallahi një grua nga Ensarët me emrin Ummu Sinan , e cila nuk kishte mundësi të bënte haxhin me të Dërguarin ,salallahu alejhi ue selem , për shkak se i mungonte mjeti i udhëtimit , ndërsa Pejgamberi ,salallahu alejhi ue selem , e porositi me fjalët : “ Kryeje umren në Ramazan sepse ajo e zëvendëson Haxhin “ [15] , nga ky hadith kuptohet se umreja në Ramazan ka shpërblimin e haxhit me Pejgamberin , salallahu alejhi ue selem , e nuk kuptohet se kush e kryen umren në Ramazan e ka kryer detyrimin e haxhit .

16 . Ai që agjëron muajin e Ramazanit llogaritet nga të vërtetët dhe dëshmorët , që është vërtetuar nga fjalët e Pejgamberit ,salallahu alejhi ue selem , kur njëherë i erdhi një njeri dhe e pyeti se : Nëse unë dëshmojë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut , dhe se ti je i Dërguari i Tij , fali pesë namazet farze , jap zekatin dhe agjërojë Ramazanin e falem në të , nga cilët njerëz jam ? , ndërsa Resulullahu iu përgjigjë : “ Ti je nga të vërtetët ( sidikin ) dhe nga dëshmorët “ [16] .                                                                                                                 NDERTIMI I QABES
             

Qaba është ndërtesa e parë, e cila është e ndërtuar, qe te admirohet dhe adhurohet emri i Zotit, siç mund të shihet nga sure e trete, ajeti 96, e Kur’anit, Allahu XH. Sh. thotë ne kete ajet: “Shtëpia e pare -faltore, e cila është ndërtuar botes, është ajo në Mecca. Qaba është e ndertuar dhe bota drejtohet kah Qabe, duke i kërkuar Perëndisë rrugen e drejte te njerezimit. (Duke u falur dhe drejtuar Zotit).
Qaben e ndërtoi, në përputhje me urdhërin e Perëndisë, Ibrahim a.s.  me djalin e tij Ismail. Kur e ndertuan, ata thane: “Zoti ynë, prano kete veper prej nesh! Ti je Ai , i cili ndegjon fjalet tona dhe i Cili din  synimet tona !”
Qaba është një vend i shenjte qe nga koha e Ibrahimit A.S. paganet Arab konsideronin si tempull të shenjtë, dhe nga të gjitha anet vini ne Mecca per adhurim.
Shenjtëria e saj me se miri shihej ne urdherin e Plotefuqishmit, te behet pelegrinazh dhe gjate namazit te drejtohemi ne ate drejtim. Qaba eshte, qe nga koha kur e ndertoi Ibrahim a.s. dhe deri ne diten e sotit, disa here e renovuar.
Gjate ndertimit Ibrahim a.s. vendosi ne kendin lindor nje gur te zi (hagjerul-esved). Guri edhe sot e kesaj dite gjendet ne ate vend dhe sherben si shenje , prej nga fillon tavafi. Guri eshte shternguar me nje kurore te bakrit , mbi eshte vendosur nje shirit e veshur me argjent dhe ar. Gjeresia e gurit eshte rreth 20 cm.
Qaba është ne forme katerkendeshi .Eshte e ndërtuar nga gurëzit e fortë kaltërosh , dhe është e naltë 15 metra. Anët ku gjendet hagjerul-esved dhe përball, janë te gjata nga dhjetë metra.Dera është e ngritur 2 metra nga toka, dhe deri te dera arrihet me shkalle, te cilet jane te lëvizshme, dhe sipas nevojes vendosen.

 

 

Hutbja lamtumirës e Muhammedit a.s. në Arafat është fjalimi i fundit i mbajtur nga Muhammedi drejtuar besimtarëve musliman, dhe haxhxhi i vetëm në jetën e tijë. Ky fjalim i fundit ka përmbajtjen si vijon:
O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t'ju them, sepse nuk e di se a do t'ju takoj juve në këtë vënd pas këtij viti.
O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vënd.

 

- Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e përsonalitetit njerëzor.
- Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut.
- Ju o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t'i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do tju thërrasë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
- O besimdrejtë ! Ta dini, ta mbani në mënd, dhe të jeni të bindur, se ka përfunduar koha e mosdijës dhe e traditave të këqia, të cilat aq fatkeqësi i kanë sjellë gjinis njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit të cilës duhet ecur.
- Gjërat të cilat u janë dhënë në amanet, ruani si të juajat dhe kthejini besnikërisht dhe me kohë atij të cilit i përkasin.
- Gjakmarrja është e ndaluar, të gjitha akuzat e këtilla të cilat rrjedhin nga koha e para Islamit, anulohën. Akuza e parë e tillë e cila anulohet, është gjakmarrja e ungjit tim Amir B. Rebi'b Harith B. Abdulmut-talib, të cilin të pafajshëm e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmën le të falën.
- Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtetë ia ka huazuar. Huatë e para të cilat i nënshtrohën këtij vëndimi janë huat e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
- O ju besimdrejtë ! Faljani kamatën borrxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme.
- Nëse këtë nuk e bëni dinie se rëndë e keni zemëruar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
- Nëse borrxhliu juaj është në vështirësi, shtyjani afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që borrxhin t'ja falni, kjo është edhe më e mirë për ju.
- O ju besimdrejtë ! O ju njerëz ! Frikkësohuni asaj dite e cila me siguri do të vijë, kur të gjithë do të vini para Allahut, i cili është i vetmi gjykatës Suprem, dhe ku ju pret drejtësia apsolute.
- Kur të obligoheni që një borrxh ta paguani me kohë dhe kur të bëni marrëveshje, të gjitha bëni me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksoni afatin e pagimit…
- O të vdekshëm ! Duani dhe dëgjoni Zotin. Krijuesin e tërë materjes dhe jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve zhvillohet gjinia njerëzore.
- Frikësoniu Allahut, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit jemi të gjithë të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm të cilët për çdo rast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të me Allahun e Amshueshëm me Gjykatësin e Drejtë.
- Respektoni farefisin. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet të cilat ekzistojne ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmia e fiton Xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
- Ruaniu prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore dhe xhelozisë. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërkaq xhelozia të çon nga përçarja në martesë.
- Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektohuni, duajuni, në dashuri dhe harmoni.
- O bashkëshortë ! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri…
- O besimdrejtë ! Largohuni nga ngatërresat dhe përgoimi.
- Ata të cilët u bëjnë shpifje grave të ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botrat. Ata të cilët i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë, ose për amorale, e nuk munden për këtë të sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë dhe asnjëherë në të ardhmën në asgjë mos iu besoni, sepse ata janë njerëz të poshtër dhe të këqinj.
- Nëse ndieni se ndaj grave tuaja është zvogëluar dashuria, mos nxitoni, mëndoni mirë, mbase Allahu ndërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron t'ju përgëzojë. - Mos kërkoni shkurorizim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lëjuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin.
- Gratë tuaja janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektonie, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
- O ju njerëz ! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pasur humbje dhe nuk mundet më të ndikoj në ju. Ju megjithatë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla.
- O besimdrejtë ! Kur e caktoni dhe e mbani ndërmjet vete trashigiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Allahut. Ruani pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.
- Zoti çdo njeriu i ka dhënë të drejtën e vet, prandaj nuk ka nevojë t'u lihet trashëgimtarëve testament ; ndërsa testament nuk mund tu lihet më tepër se një e treta e pasurisë.
- Fëmija i takon atij në shtratin e të cilit është lindur. Kush pohon se i takon tjeterkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit.
- Nuk i lëjohet gruas që të japë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lëjën e tij.
- Borrxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzanë për dikë ai obligohet dhe me përgjegjësi për dorëzanin…
- O ju njerëz ! Dëgjoni çka po ju them dhe mbani mënd mirë. Unë po ua lë Librin e Allahut - Kur'anin, i cili nëse i përmbaheni, gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kur'ani është Libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, Fjalë e Tij, në vërtetësinë e të cilit nuk ka dyshim.
- Pas vetës e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur, punuar jam përpjekur që ato të jenë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e Allahut. Ju me të vërtetë nuk do të lajthitni përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
- O besimdrejtë ! Flitni gjithë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësojuni Allahut ! Ai e sheh punën tuaj.
- O ju njerëz ! E dëgjuat porosinë time, futeni në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata të cilët i kanë dëgjuar fjalët e mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar ! Sepse prej atyre mund të ketë më të kuptueshëm se vetë dëgjuesit.
(Pas një pushimi të shkurtër Pejgamberi a.s. me zë të butë ka thënë)
"O Zoti im ! A e kam përmbushur detyrën time dhe misionin e besuar ?"
- "O i dërguari i Allahut ! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Allahu" u përgjigjën më se 100.000 haxhinjtë të pranishëm në këtë tubim.
(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn foli)
O Zoti im, dëshmo (në këtë) !
(Atë ditë Allahu xh.sh. shpalli ajetin e Kur'anit):
"Sot juve ua kam përkryer fenë tuaj, dhe begatinë time ndaj jush e kam plotësuan, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj" (El-Maidetu, 3)



 

 

 
  Today, there have been 22 visitors (40 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free