www.besoninefejaislame.page.tl
  kuran-shqip-arabisht
 


 

Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
Suretu El ‘Alak, ajeti 1

 

Se Te Be Elif

Dal Hi Ha Xhim

Sin Ze Ri Zel
Ti Dad Sad Shin
Fe Gayn Ayn Zi
Mim Lam Kef Kaf
Lamelif He Vav Nun
     
 

Historia e Mesihut Dexhall

Historia e Mesihut Dexhal, zbritjes së Isës alejhi selam dhe vrasja e Dexhalit, siç e ka transmetuar Ebu Umameh duke shtuar dhe transmetimet e sahabëve te tjerë.

1.O njerëz nuk ka pasur ne faqen e dheut qe kur krijoi Allahu pasardhesit e Ademit e as nuk ka për te pasur deri sa te bëhet Kijameti fitne më te madhe se fitneja e dexhalit. Çdo kush qe shpeton prej (fitneve) qe jane para saj (fitnes së dexhalit) do shpëtojë prej saj. Ajo nuk i ben dem muslimanit.
2.Allahu nuk ka derguar ndonje profet vetem se (ky profet) e ka paralajmeruar umetin e tij per (ardhjen) e dexhalit që shikon vetem me njërin sy. E une po ju paralajmeroj.
3.Unë jam profeti i fundit dhe ju jeni umeti i fundit.
4.Ai do dalë tek ju patjetër.Ai është i vërtetë dhe është afër.Sepse çdo gjë që do te vijë është afër.Do të dale nga që do te zemërohet njëherë (prej njerezve).Nuk ka për të dale deri sa (te vijë koha) që të mos ndahet trashëgimia dhe të mos gezohen (njerezit për) plaçkën e luftës (Për shkash se do bëhet nje lufte shume e madhe ndermjet muslimaneve dhe romakeve dhe do vriten shume prej muslimaneve aq sa vellezerit e nje babai që ishin një qindë nuk gjendet prej tyre veç njërit).
5.Nëse del kur të jem unë ndërmjet jush, unë do djalogoj (me të e do t’a mposht) për çdo musliman e nëse del pas meje atëherë çdo musliman të djalogojë ( me të e të perpiqet ta mposhtë per veten e tij nëse i del perpara). Allahu është Ai që do t’a ruajë çdo musliman pas meje (dmth pas vdekjes time). Në hadithin e Umi Selemes thuhet: Nëse del pasi të vdes unë do t’ju mbrojë Allahu prej tij me anë te njerezve te mirë.
6.Ai do dale nga një toke që është nga lindja i thonë: Hurasan me një grup çifutësh nga Asbahani (thuhet në hadithin që e transmeton Muslimi: E ndjekin atë 70.000 çifutë nga Asbahani). Fytyrat e tyre janë si mburojat e veshura me lëkurë nga jashtë (dmth kane fytyra te shtrira të rrubullakëta dhe me tipare të trasha e me shumë mish në fytyrë). Do dalë prej nje vendi (që u permend më lart i cili ndodhet) ndërmjet Shamit dhe Irakut. Do përhapë shakatërrim djathas dhe majtas (dmth kudo).O roberit e Allahut qëndroni të fortë.(E tha këtë gjë) tri herë.
7.Unë do t’ua pershkruaj atë me një përshkrim të tillë që se ka treguar asnjë profet para meje.Në hadithin e Ubades thuhet: Unë ju kam folur aq shumë për dexhalin aq sa kisha frikë se nuk do më kuptonit.
8.Ai në fillim thotë: unë jam profet. Por profet pas meje nuk ka.
9.Më pas thotë: unë jam zoti juaj. Por ju nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni.
10.Ai shikon (vetem) me njërin sy. Syrin e majtë e ka të rrafshët (të futur) të mbuluar me një cipë të trashë jeshile sikur të ishte një yll që ndriçon shumë.Ndërsa syri i djathtë sikur të ishte nje kokërr rrushi ( më) e dalë (se të tjerat e cila dallohet ne bistak nga te tjerat).Nuk është (shumë) i dalë e as (shumë) i futur. Flokët i ka të shumta. Edhe nëse nuk dinit për të gjithçka, tani nuk duhet të harroni. Me të vërtetë Zoti juaj nuk është i me një sy. [Edhe nese nuk dini për të çdo gjë nuk duhet të harron që Zoti juaj nuk është me një sy] (e tha këtë) [tri herë] [dhe bëri me shenjë tek dy sytë e tij].[Nuk keni për t’a parë Zotin tuaj deri sa të vdisni].
11.Ai ecën në tokë e toka dhe qielli janë të Allahut.
12.Ai është djalë i ri me flokë me shumë rrica dhe unë e përngjasoj atë me Abdul uza ibn Katan.Është i shkurtër me këmbë të shtrembëta me sy të shumë zinj i bardhë (në lëkurë).
13.Është ezmer (me sipër thuhet që eshtë i bardhë qëllimi është që nuk është i zi por as shumë i bardhë).Flokët i ka me rrica dhe të shpupuritura.
14.Është e shkruar në ballin e tij “kafir” (mosbesimtar). E lexon atë çdo kush që e urren punën e tij ose e lexon cdo besimtar që di të lexojë apo jo.
15.Prej fitnes së tij është se ai ka një xhenet dhe një zjarr [ nje lume dhe uje] [dhe një male me bukë]. [Ka me vete si xheneti dhe xhehenemi (dmth te ngjashme me to)].Por zjarri i tij (në të vërtetë) është xhenet dhe xheneti i tij (në të vërtetë) është zjarr. [E ka pyetur Mugira ibn Shu’be për të (profetin salallahu alejhi ue selem) duke i thënë: i thashë (profetit) ata thonë (dmth njerezit) se ai ka me vete male prej buke, mishi dhe një lumë ? tha (profeti salallahu alejhi ue selem) : ai është më i pa vlerë tek Allahu se aq. (dmth ai është aq i pa vlerë tek Allahu i Madheruar sa që Allahu nuk i ka bërë ato që i ka dhënë mrekulli për të por ia ka dhënë si sprovë për ata që e kanë dyshimin në zemër. Ndërsa besimtarëve u shtohet me shumë siguria tek e vërteta). Në një hadith tjetër (thuhet): [Ai ka me vete dy lumenj, njeri prej tyre ujë i bardhë në shikimin e syrit dhe tjetri zjarr i ndezur në shikimin e syrit]. [Kush e arrin atë prej jush dhe deshiron të pijë ujë le të pijë prej (lumit) që i duket se është zjarr] , të mbyllë sytë dhe të ulë kokën se ka për t’a gjetur ujë të ftohtë të ëmbël të mirë prandaj mos i shkaterroni (vetet tuaja duke shkuar pas tij). Në një transmetim (thuhet): Kush hyn ne lumin e tij i fshihet shpërblimi dhe i bëhet i detyrueshem gjynafi për të dhe kush hyn në zjarrin e tij bëhet i detyrueshem shperblimi për të dhe i fshihet gjynafi i tij.
16.Kush sprovohet me zjarrin e tij le të kërkojë ndihmë prej Allahut dhe t’i lexojë atij ajetet e para të sures Kehf sepse ato do t’u ruajnë ju nga fitneja e tij.
17.Një prej fitneve të tij (ndër të tjera) është se do t’i thotë fshatarit: Po sikur të ta ringjall babain dhe nënën a do dëshmosh se unë jam zoti yt ? thotë: po. Atëherë i vijnë dy shejtanë në formën e babait dhe nënës së tij dhe i thonë: O djali jonë ndiqe atë se ai është zoti yt.
18.Gjithashtu një prej fitneve të tij është se do do ketë mundësi që të vrasë një njeri duke e prerë atë me sharrë aq sa e ndan në dy pjesë.
19.Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) por ata e përgënjeshtrojnë, largohet prej tyre dhe atyre u ngordhin të gjitha bagëtitë.
20. Një prej fitneve të tij është se do kalojë në ndonjë lagje do t’i ftojë (që t’a besojnë) dhe ata do t’a besojnë dhe do t’i pergjigjen ftesës së tij. Atëherë urdhëron qiellin që t’a lëshojë shiun dhe (me të vërtetë) bie shi dhe (urdhëron) tokën që t’i nxjerrë të mbjellat dhe (me të vërtetë) mbijnë (bimët). Aq sa që atë ditë kthehen bagëtitë e tyre më të shëndosha, më të mëdha, me të ngopura dhe me më shumë qumesht.
21.Kalon në ndonjë vend të rrënuar dhe i thote (tokës): Nzirri thesaret e tua dhe e ndjekin atë (thesaret) siç e ndjekin bletët mbretëreshën e tyre.
Ai ka për të dalë në një kohë kur njerëzit të jenë në kontradikta (ndërmjet njëri tjetrit), të përçarë,në urrejnë me njëri tjetrin, të dobët nga feja dhe kur të mos shkojnë mirë me njëri tjetrin. Ka për të kaluar në çdo burim (dmth në çdo vend).I paloset atij toka .
22.Ai nuk ka për të dalë deri sa të arrijnë romakët në A’mak ose në Dabik (dy vende në afërsi të Halebit të Sirisë).Mbledhin kundër muslimanëve (ushtri të mëdha) dhe mbledhin muslimanët (ushtri) kundër tyre.Shkon për tek ata një ushtri nga Medina (të cilët janë) nga njerëzit më të mirë në tokë në atë kohë. Mbasi radhiten thonë romakët: na lini të luftojmë ata që kanë marrë prej nesh robër, thonë muslimanët: jo pasha Allahun nuk ju lemë të (bëni gjë) me vëllezërit tanë dhe i luftojnë ata.Do të ketë në atë luftë
, veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë.Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . (Të nesërmen përsëri) veçojnë muslimanët një grup që japin besën të vdesin ose të kthehen fitimtarë. Luftojnë deri sa i ndalon (prej luftës) nata dhe kthehen këta dhe ata pa fitore . Kur vjen dita e katërt ngrihen muslimanët të gjithë (dhe luftojne kundër tyre), munden (prej muslimanëve) një e treta të cilëve nuk ua mundeson Allahu të pendohen kurrë, vriten një e treta e këta janë dëshmorët më të mirë tek Allahu dhe fitojnë një e treta të cilët nuk i demtojnë fitnet kurrë.E Allahu e vendos humbjen mbi ta (dmth mbi romakët).Bëjnë një luftë që nuk është parë ndonjëherë ose tha nuk ka për tu parë ndonjëherë aq sa dhe zogu mbi ta dhe bie i ngordhur pa i kaluar ata.Numurojnë fëmijët e nje babai te cilet kanë qene një qind dhe nuk gjejnë prej tyre veç njerin.Prandaj me ç’ plaçkë lufte të gëzohen apo c’trashegimi të ndahet ? (kur kane vdekur gjithë këta).Deri sa arrijnë në Kostandinopojë e çlirojnë atë. [ Në një transmetim (thuhet): A keni dëgjuar për një qytet që njëra anë e tij është nga toka dhe ana tjetër nga deti ? thanë po o i Derguari i Allahut. Tha: Nuk ka për tu bërë Kijameti deri sa ta luftojnë atë 70.000 (njerëz) prej (pasardhësve) të fëmijëve të Is’hakut. Kur të shkojnë atje nuk kanë për të luftuar me shpata dhe as nuk kanë për të goditur me shtiza. (Por) do thonë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe bie njera anë (e mureve të qytetit) e cila është nga deti. Thonë për herë të dytë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe bie ana tjetër.Thonë për herë të tretë: La ilahe il-lallah Allahu ekber dhe iu hapet (qyteti).Hyjnë në të dhe fitojnë plaçkë lufte.Ndërkohë që ata ishin duke ndarë plaçkën e luftës dhe kishin varur shpatat e tyre në pemët e ullirit u thërret shejtani (e u thotë): Mesihud-dexhal ka shkuar tek familjet tuaja. I hedhin çka kishin neper duar dhe dalin, por ajo nuk është e vërtetë. Dërgojnë dhjetë veta përpara tyre. Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: Une di emrat e tyre të baballarëve të tyre dhe ngjyrat e kuajve të tyre. Ata janë kalorësit më të mirë mbi faqen e dheut atë ditë. Kur të vijnë në Sham del (dexhali).
24.Nuk le tokë pa shkelur dhe pa vëzhguar veç katër xhami: Xhaminë e Mekës, xhaminë e Medines, (malin) Tur dhe xhaminë Aksa.
25.Ditët e (jetes së) tij janë dyzet. Një ditë është sa një vit, një ditë është sa një muaj, një ditë është sa një javë dhe ditët e tjera janë si ditët tuaja. I thanë: Po ditën që do jetë sa një vit a n’a mjafton ne në të namazi i një dite ? tha: jo, por percaktoni (sa është dita dhe faluni).Me ç’shpejtësi do lëvizë ai në tokë ? tha: siretë që i shtyn ato nga mbrapa era.
26.Para ardhjes së dexhalit do ketë tre vjet të vështira, do t’u bjerë njerëzve në to uri shumë e madhe.Urdheron Allahu qiellin në vitin e parë që të ndalojë një të tretën e shiut dhe urdhëron tokën që të ndalojë një të tretën e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e dytë qiellin që të ndalojë dy të tretat e shiut dhe urdheron tokën që të ndalojë dy të tretat e bimësisë. Më pas urdhëron Allahu vitin e tretë qiellin që t’a ndalojë të gjithë shiun aq sa nuk bie as një pikë shiu dhe urdheron tokën që të ndalojë të gjithë bimësinë dhe nuk mbin asgjë e gjelbër e ngordhin të gjithë thunderakët (kafshët që kanë thundra) përveç atyre që do Allahu. I thanë: Si mund të jetojnë njerëzit në atë kohë ? tha tehlili (fjala La ilahe il-lallah), tekbiri (fjala Allahu ekber), tesbihu (fjala subhanallah), dhe tahmidi (fjala elhamdu lilahi) u zëvendëson atyre ushqimin.
27.Në çdo portë të Mekës dhe Medinës që shkon e presin atë melaiket me shpata të zhveshura.
28.Në çdo vend do hyjë frika prej dexhalit përveç Medines. Atë ditë ajo do të ketë shtatë hyrje, në cdo hyrje rrijnë dy melekë e mbrojnë atë nga mesihut (dexhalit).
29.Më pas shkon në një tokë të kripur që nuk mbin (në të bimë pothuajse fare) mbas (malit të) Uhudit dhe vendos çadrën e tij atje.
30.Më pas dridhet Medina tre herë dhe nuk ngalet asnjë munafik ose munafike pa dalë tek ai.Kështu e largon (Medina) pisllikun prej saj siç e largon kiri pisllikun e hekurit (kur hyn në zjarr). Ajo ditë quhet dita e shpëtimit.Më të shumëtit që dalin tek ai janë gra.
31.Drejtohet për tek ai një njeri prej besimtarëve i ri (në moshë), ai atë ditë është njeriu më i mirë ose nga më të mirët. E takojnë atë ushatrë të armatosur – usharët e dexhalit – e i thonë: për ku je nisur ? thotë: Për tek ky që ka dalë (tek njerëzit dhe u thotë unë jam zot).I thonë: a nuk beson tek zoti jonë ? thotë: Zoti ynë nuk është i pa njohur (për ne dmth ne e njohim Zotin tonë). Atëherë thonë vriteni, thotë njëri prej tyre: a nuk ju ka ndaluar zoti juaj të vrisni njeri pa çuar tek ai. E çojnë atë tek dexhali.Kur eshikon besimtari thotë: o njerëz deshmoj se ky është se ky është dexhali për të cilin na ka folur profeti salallahu alejhi ue selem.Atëherë urdhëron dexhali që ta shtrijnë, u thotë: merreni dhe shtrijeni dhe e rrahin shumë në bark dhe kurriz dhe më pas i thotë: a nuk beson tek unë ? thotë: ti je mesihu gënjeshtar. Thotë dexhali: Po nëse e vras dhe e ringjall përsëri a do dyshoni në këtë çështje (dmth që unë jam zoti juaj) i thonë: jo. Atëherë urdhëron (disa njerez) dhe presin me sharrë që nga koka deri tek këmbët [ kështu e vret]. Ecën dexhali ndërmjet dy pjesëve dhe më pas i thotë ngrihu dhe ai ngrihet në këmbë. E thërret atë atij i shkëlqente fytyra nga e qeshura. I thotë: a beson tek unë ? i thotë (djali): pasha Allahun m’u shua më shumë siguri tek ti (dmth që ti je dexhali). Më pas u thotë njerëzve (djali): O njerëz ai nuk ka mundësi t’i bëjë gjë njeriu pas meje. Atëherë e merr dexhali për ta therur por atij i bëhet qafa prej bakri dhe nuk ka mundesi t’i bëjë gjë. Atëherë e kap atë prej duarsh dhe këmbësh dhe e hedh, njerëzit mendojnë se e hodhi në zjarr por u hodh në xhenet (sepse dexhali e hodhi në zjarrin e tij i cili në të vërtetë është xheneti ndërsa xheneti i tij është zjarri i vërtetë). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Ky është dëshmori më i madh tek Zoti i botërave.
32.Më pas e drejtojnë atë melaiket drejt Shamit (dmth dexhalin) deri a shkon në malin Ilija dhe rrethon një grup muslimanësh dhe hasin muslimanët shumë vështirësi ndersa njerëzit ikin prej dexhalit nëpër male. Thotë Umu Sherik bintu Ebi El Aker: O i Dërguari i Allahut ku jane arabët atë ditë ? tha (profeti salallahu alejhi ue selem) ata atë ditë do jenë pak. Drejtuesi i tyre do jetë nje njeri i mirë (ai është Mehdi). Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Mehdi është prej familjes time prej fëmijëve te Fatimes do t’arregullojë atë Allahu për një natë emri tij përputhet me emrin tim dhe emri i babait të tij me emrin e babait tim nuk ka flokë në fillim të kokës hunden e ka të gjatë të hollë dhe me një shenjë në mesin e saj. Do t’a mbushi tokën me drejtësi siç u mbush me padrejtësi.
Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Dy grupe prej umetit tim i ka ruajtur Allahu prej zjarrit 1. një grup që do luftojë Indinë dhe grupi tjetër është grupi që do jetë me Isen alejhi selam.
Kush prej jush e takon atë le t’i japë prej meje selam.
34.Ndërkohë që imami i tyre kishte dalë për të falur namazin e sabahut zbret Isa ibnu Merjem prej qielli tek minarja e bardhë në lindje të Damaskut i veshur me dy rrobe të ngjyrosura me uers (një lloj bime që rritet vetëm në Jemen) dhe za’feran ka vendosur duart e tij mbi krahët e dy melekëvë kur e ul kokën dhe kur e ngre i kullojnë djersë sikut te jenë gurë të çmuar. Nuk mundet për një mosbesimtar që t’a arrijë fryma e tij dhe mos vdesë dhe fryma e tij arrin sa arrin shikimi i tij.
35.Thotë profeti salallahu alejhi ue selem: Nuk ka ndërmjet meje dhe atij profet (dmth Isës alejhi selam). Ai do të zbresë prandaj njiheni atë (nga këto shenja): nuk është as shumë i gjatë dhe as i shkurtër i bardhë në të kuqe me dy rroba me ngjyrë të verdhë shumë të lehtë koka e tij duket sikur kullon mgjth se nuk është e lagur. I lufton njerëzit për Islamin (dmth qe të bëhen muslimanë), thyen kryqin, vret derrin dhe heq xhizjen (një shumëparash që e e merr shteti Islam prej itharëve të librit që jetojnë në të dhe nuk duan të bëhen muslimanë). I shkatërron Allahu në kohën e tij të gjitha fetë veç Islamit. Si do jetë gjendja juaj kur te zbresë tek ju i biri i Merjemes dhe drejtuesi juaj do jetë prej jush [ në një transmetim thuhet ] dhe ju drejton ju prej jush. I thotë Ibnu Ebi Dhi’b (atij që e transmeton këtë hadith prej tij): A e di ç’domethënë kjo ? i thashë ma thuaj. Tha dhe ju drejton ju me librin e Zotit tuaj dhe me sunetin e profetit tuaj salallahu alejhi ue selem.
36.Kthehet imami mbrash që të dalë Isa alejhi selam imam dhe i thotë: falu ti para nesh dhe Isa vendos dorën e tij mes shpatullave të tij dhe i thotë: jo, ju jeni të parë për njëri tjetrin si nderim prej Allahut për këtë umet prandaj dil falu ti dhe falet për ta imam ai që ishte.
37.Më pas shkon dexhali në malin Ilija dhe rrethon në të një grup muslimanësh dhe thonë disa prej tyre çfarë prisni prej këtij taguti, luftojeni deri sa të shkoni tek Allahu (deri sa të vdisni) ose të fitoni dhe vendosin t’a luftojne kur të vijë agimi.
38.ndërkohë që ishin duke u pregatitur për luftë dhe po pregatisnin rreshta dhe u thirr ikameti vjen Isa ibnu Merjemdhe del imam. Kur e ngre kokën nga rukuja thotë: E dëgjon Allahu atë që e falenderon, e vraftë Allahu mesihun dexhal dhe i ndihmoftë muslimanët. Kur mbaron thotë: hapni dyert dhe hapen. Mbas tyre është dexhali me shtatë dhejtë mijë çifutë të gjithë kanë shpata dhe me rroba jeshile. E kërkon atë Isa alejhi salatu ue selam.
39.Shkon Isa me heshtën e tij drejt dexhalit dhe kur e shikon atë dexhali shkrihet siç shkrihet kripa në ujë e nëse do t’a linte do shkrihej deri sa të vdiste por e vret Allahu me dorën e tij (e Isës) dhe ia mundëson të shikojë gjakun e tij (dexhalit) në heshtën e tij. E arri atë në lindje të portës së Ludit dhe e vret atë (në një transmetim thuhet) e vdes atë Allahu në Akabetu Ufejk ( ky vend ndodhet në Jordani).
40.I mund Allahu çifutët duke i lehtësuar muslimanëve t’i luftojnë e t;i mundin ata. Aq sa nuk ngelet asgjë që e ka krijuar Allahu pas së cilës fshihen çifutët pa e bërë allahu të flasë qoftë gur, dru, mur dhe kafshë veç pemës garkad – sepse ajo është prej pemëve të tyre – do thotë: o rob i Allahut o musliman këtu pas meje është një çifut prandaj eja dhe vrite.
41.Jetojnë njerëzit pas tij (dmth vdekjes së dexhalit) shtatë vjet pa pasur ndërmjet tyre armiqësi.
42.Do jetë Isa alejhi salatu ue selam vërtetues i Muhamedit për umetin e tij gjykues i drejtë për ta, drejtues i udhëzuar dhe i drejtë. I lufton njerëzit për Islamin (që të pranojnë Islamin), thyen kryqin dhe ther derrin
shfuqizon xhizjen largohet urrejtja hasedi dhe thërrasin (njerezit) kushe pranon pasurinë (për sadaka) dhe se pranon askush. Aq sa do jetë një sexhde më e mire se gjithë bota dhe çka brenda saj. E do jetë lutja vetëm për Zotin e botërave. Pasha Atë në dorë të të cilit është shpirti im do bëjë telbije (nijeti për haxh ose umre dhe thënia me gojë: lebejke Allahume lebejk…) i biri i Merjemes në rrugën e Reuhas (një vend ndërmjet Mekës dhe Medines) për haxh ose umre ose për të dyja.
43.Më pas vijnë tek Isa i biri i Merjemes disa njerëz që i kambrojtur Allahu prej tij (dmth dexhalit) u fshin atyre fytyrat dhe u tregon atyre gradat që kanë në xhenet. Kur ndërkohë i shpall Allahu Isës (dhe i thotë) se Unë kam nxjerrë një grup (të madh) njerëzish që nuk ka mundësi askush t’i luftojë ata prandaj mbroi robërit e Mi në (malin) Tur. Kështu dërgon Allahu Je’xhuxhët dhe Ma’xhuxhët. Ata zbresin nga çdo vend i lartë me të shpejtë (dmth që ata janë shumë). Kalojnë të parët e tyre pranë liqenit Taberije (i cili ndodhet në Jordani) dhe e pijnë të gjithë ujin, kalojnë të fundit dhe thonë këtu dikur ka pasur ujë dhe ecin deri sa shkojnë tek mali i hamrit – i cili është mali i xhamisë së Kudsit – dhe thonë: Vramë çka kishte në tokë ejani të vrasim çka është në qiell. Qëllojnë me shigjetat e tyre nga qielli dhe Allahu ua kthen ato të përlyera me gjak.
Rrethohet i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij aq sa koka e demit do jetë për ndonjërin prej tyre më e mirë se një qind dinar (ari) për ndonjërin prej jush sot. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij (që ti shpëtojë prej tyre) dhe dërgon Allahu atyre negafin ( një lloj krimbi që rri në hundet e deveve dhe deleve) në qafat e tyre dhe vdesin të gjithë sikur të ishte një njeri i vetëm. Më pas zbret i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij në tokë dhe nuk gjejnë pëllëmbë vendi pa e mbushur ata me kalbësinë e tupave te tyre dhe erën e tyre të keqe. I lutet Allahut i Dërguari i Allahut Isa dhe shokët e tij (që ti largojë trupat e tyre) dhe dërgon Allahu ca zogj si qafat e deveve që i marrin trupat e tyre dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu.
Më pas dërgon Allahu një shi që nuk lihet pa lagur shtepi prej balte e as prej lecke dhe e lan token dhe e bën si pasqyrë. Më pas i thuhet tokës nxirri frytet e tua dhe ktheje begatinë tënde. Atë ditë mund të hajë një grup (njerëzish) prej nje (kokërr) shege dhe mund të strehohe nën hijen e saj. I jepet begati qumështit aq sa deveja që sa ka pjellë mjafton për (shumë) grupe njerëzish (dmth qumështi i saj), lopa që sa po ka pjellë mjafton për një fis (të tërë) dhe delja që sapo ka pjellë mjafton për një grup prej njerëzish. Do jetë demi me kaq e kaq pare (dmth shtrenjtë) dhe do shitet kali për pak dirhemë (dmth shumë i lirë). Jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut, jetë e mirë do jetë pas (ardhjes së) Mesihut i jepet leje qiellit të lëshojë shiun dhe tokës që nxjerrë bimët e sikur ta mbjellësh farën në shkëmb do mbinte nuk do ketë kopraci smirë dhe as urrjetje.
44.Do hiqet helmi i atyre kafshëve që kanë helm dhe do bjerë paqja në tokë aq sa luanët rrijnë me devetë, tigrat me lopët dhe ujqit me delet. Fëmijët luajnë me gjarpërinjtë dhe nuk u bëjnë atyre dëm ( dmth gjarpërinjtë fëmijëve). Aq sa fëmija fut dorën tek gjarpëri dhe nuk i bën asgjë dhe e resht luanin që të largohet dhe nuk i bën asgjë. Ujku do jetë për delet si të ishte qeni i tyre. Do mbushet toka me paqe siç mbushet e na me ujë. Fjala do jetë një dhe nuk do adhurohet askush veç Allahut nuk do ketë luftë kurejshëve do t’u merret pushteti dhe thuhet që do jetë toka si një enë prej argjendi do ta nxjerrë bimësinë si në kohën e Ademit.
45.Qëndron Isa alejhis salatu ues selam në tokë dyzet vjet më pas vdes dhe i falin xhenazen muslimanët.
46.Ndërkohë dërgon Allahu një erë të ftohtë nga Shami u hyn atyre nen sqetulla dhe i merr shpirtin çdo besimtari dhe çdo muslimani ( në hadithin e Ibn Amrit thuhet: Nuk ngelet në faqen e dheut asnjë që ka qoftë dhe një thërrmijë besimi pa ja marrë shpirtin edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetë në brendësi të malit dhe ngelen njerëzit e këqinj ( te cilët shpejtojnë për tek epshet deshirat e tyre) si shpendët dhe (do jenë në padrejtësi) si egersirat nuk e njohi të mirën e as nuke kundërshtojnë të keqen u vjen atyre shejtani dhe u thotë: anuk po më bindeni ? dhe i urdhëron të adhurojnë idhujt dhe i adhurojnë me rrizkun e shumtë që u vjen dhe jetesën e mirë dhe bëjnë mardhënie si gomerët.Mbi keta njerez do bëhet Kijameti.
47.I fryhet Surit çdo kush që e dëgjon ul njerën anë të qafës dhe ngre tjetrën. I pari që e dëgjon është një burrë që është duke rregulluar kasollen e deveve të tij. Vdes dhe vdesin njerëzit (të gjithë).
Më pas dërgon Allahu – ose tha: hedh Allahu një shi sikur të ishin pika vese dhe mbijnë prej tij trupat e njerëzve. “Me pas fryhet përsëri dhe kur ja ata janë ne këmbë dhe shikojne” [Zumer 68] më pas u thuhet (melaikeve) nxirrni grupin e zjarrit (që do hyjë zjarr) thuhet sa ? u thuhet nga çdo një mijë nëntë qind e nëntëdhjet e nëntë. Kjo është dita “ që do thinjen fëmijët” [ El Muzzemil 17] dhe ajo është “dita që do të zbulohet parakëmba” [Kalem 42].
[Këto ishin fjalët e fundit që ka shkruar shejhu i nderuar Muhamed Nasirudin El Albani prej këtij libri me vlerë Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe ia shtoftë shpërblimin] botuesi.

Qfare e beri te qante i Derguari i Allahut

CFARË E BËRI TË QANTE i DËRGUARI i ALLAHUT!?
Jezid Err-rrekashiu transmeton nga Enes Ibni Maliku i cili thotë: Një ditë Xhibrili erdhi tek i dërguari i Allahut,në një kohë që nuk ishte e zakonte të vinte. Atij i ishte ndryshuar fytyra. Kur i dërguari i Allahu e pa në atë gjendje e pyeti: Çfarë ëshët bërë me ty që ke ndryshuar edhe pamjen? Xhibrili ju përgjigj: O Muhamed! Erdha tek ti në kohën kur Zoti urdhëroi të stërndizet zjarri(i xhehenemit). Kështu që ai që e dinë se xhehenemi është hak,se zjarri është hak,se dënimi i varrit është hak,se dënimi i Allahut është edhe më i madh, i tilli nuk mund ti pushoj sytë derisa të sigurohet nga ky dënim i zjarrit.

Xhibrili tha: Po si! Vërtet Allahu kur e krijoi xhehenemin,urdhëroi të ndizet zjarri njëmijë vite,derisa ai është skuqur. Pastaj urdhëroi që të ndizet edhe njëmijë vite derisa është zbardhur,pastaj urdhëroi të ndizet edhe njëmijë vite derisa ai është nxirë. Pra ai (tani) është i nxirë i errësuar dhe nuk shuhet as flaka e as prushi i tij.

Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën, sikur ai të hapej se vrima e një gjilpëre,ajo do ta digjte tërë botën fund e krye nga vapa e saj..
Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur një rrobë e banorëve të zjarrit të varej ën mes të qiellit dhe tokës, të gjithë njerëzit do të vdisnin nga kundërmimi dhe vapa e saj,pra fund e krye nga nxehtësia e saj..
Pasha atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur gjatësia e një llërë të prangave që Allahu ka përmendur në Kur’an, të vendosej mbi një kodër,ajo do të shkrihej deri në tokën e shtatë..
Pasha Atë që të dërgoi me të vërtetën! Sikur një njëri të dënohej në pendim,do të digjej edhe ai në lindje nga dënimi i madh i saj..

Nxehtësia e tij është e madhe,thellësia e tij është e largët, stolitë janë hekur,pija është llavë dhe qelb,rrobat janë copa të zjarrit, ai ka shtatë dyer,dhe secila derë ka nga një repart për burra dhe një repart për gra.


I dërguari i Allahut pyeti: Po a janë këto dyer sikurse dyert tona?


Ai tha: Jo! Por është i hapur,është i zbritur shtresë, shtresë, nga një derë deri tek tjetra është në distancë të udhëtimit prej 70 vitesh, secila derë ka nxehtësi më shumë se sa tjetra që pason për shtatëdhjetë herë më shumë. Aty sillën armiqtë e Allahut, dhe kur ata afrohen pranë derës,aty i presin Zebanitë me pranga dhe zinxhirë. Zinxhirët ju futën nga goja dhe ju nxirren nga mbrapa. i prangosët dora e tij e majtë,ndërsa dora e djathtë e tij i futet në zemër dhe i nxirret nga mesi i shpatullave. Lidhet në pranga dhe së bashku me secilin njëri lidhet edhe nga një shejtan. Pastaj tërhiqen zvarrë për fytyre Dhe rrahën nga engjëjt me kamxhik prej hekuri. Dhe sa herë që donë të dalin prej aty,rikthehen përsëri në te.

i dërguari Allahut pyeti:”Kush janë banorët e këtyre dyerve?”.


Ai u përgjigj:
Dera e parë:Në derën më të poshtme janë hipokritet(munafikët) si dhe ata që përgënjeshtruan Sofrën ( e Isaut a.s),pastaj janë familja e Faraonit. Kjo derë quhet:”El-Havije” ..
Dera e dytë: Aty hyjnë politeistët dhe quhet dera “El-Xhehim”.
Dera e tretë: janë saibunët dhe quhet me emrin:”Sekar”..
Dera e katërt: Janë Iblisi dhe pasuesit e tij,si dhe mexhusit dhe emri i saj është:”Ledhdha”..
Dera e pestë: janë hebrenjtë Dhe quhet me emrin:”El-Hutameh”.
Dera e gjashtë:Janë të krishterët dhe quhet me emrin:”El-Aziz”.
Më pastaj Xhibrili ndaloi të tregonte, nga trupi që kishte për të dërguarin e Allahut.
i dërguari i Allahut tha:”A nuk më tregon se kush janë banorët e derës së shtatë?



Ai shtoi: Aty janë vepruesit e mëkateve të mëdha të ymetit tënd,të cilët kanë vdekur pa u penduar.
(Kur dëgjoi këtë) Të dërguarit të Allahut i ra të fiktë. pastaj Xhibrili vendoi kokën e tij mbi prehrin e të dërguarit të Allahut dhe ashtu qëndroi derisa i dërguari i Allahut u këndell. Dhe pasi i dërguari i Allahut u këndell,tha:O Xhibril! Sa fatkeqësi e madhe për mua(ymetin tim) Dhe sa mu shtua pikëllimi. A edhe nga ymeti im do të hyjnë në zjarr!???



Po,tha Xhibrili. Ata që bëjnë mëkate të mëdha.


Pastaj i dërguari i Allahu filloj të qante, e së bashku me të qante edhe Xhibrili..

Pas këtij lajmi. i dërguari i Allahut,hyri në shtëpinë vet dhe u izolua nga njerëzit.Ai nuk dilte nga shtëpia përveç se për ta falur namazin dhe sërish kthej pa i folur asnjëri. Gjatë namazit qante Dhe përgjëronte Allahun e Lartëmadhruar.
Dhe në ditë e tretë, erdhi Ebu Bekri tek shtëpia e të dërguarit të Allahut dhe u ndal para derës së tij Dhe tha: Selami koftë mbi familjen e shtëpisë së mëshirës. A ka rrugë për tek i dërguari i Allahut? Por atij nuk ju përgjigj askush, ai u largua duke qar.
Më pastaj erdhi Omeri Dhe u ndal para derës dhe tha: Selami qoftë mbi banorët e shtëpisë së mëshirës! A ka rrugë për tek i dërguari i Allahut? Edhe këtij nuk ju përgjigj askush,kështu që edhe ky u largua duke qar.
Më pastaj erdhi Selman Farisiu Dhe u ndal tek dera dhe tha: Selami qoftë mbi familjen e shtëpisë së mëshirës! A ka rrugë për tek zotëria im,i dërguari i Allahut? (Edhe ky nuk mori përgjigje), u kthye, nganjëherë qante e nganjëherë rrëzohej,qante e rrëzohej derisa arriti tek shtëpia e Fitimes Dhe u ndal para derës së shtëpisë dhe tha: Selami qoftë mbi ju o vajza e të dërguarit të Allahut! i dërguari i Allahut është izoluar nga njerëzit dhe nuk del jashtë pos për të falur namazin Dhe nuk i flet askujt e as nuk lejon të hyjë tek ai askush..


Fatimeja vendoi një mbulesë të pambukut dhe erdhi tek dera e shtëpisë së të dërguarit të Allahut,aty u ndal Dhe tha: O i dërguari i Allahut! jam Fatimeja. i dërguari i Allahut -ndërkohë që kishte rënë në sexhde dhe qante-,ngrehu kokën lartë dhe tha:”Çfarë ka ngjarë me dritën e syve të mijë Fitimen që është izoluar nga unë! Hapni derën të hyjë!
i hapën derën Dhe ajo hyri. Dhe pasi shikoj të dërguarin e Allahut filloj të qante me sa mundej,ajo pa fytyrën e tij të lodhur e të dobësuar nga vaj dhe pikëllimi. Pastaj ajo pyeti O i dërguari i Allahut! Po çfarë të ka zbritur? Ai ju përgjigj: Oj Fatime! Më erdhi Xhibrili dhe mi përshkroi dyert e xhehenemit, dhe më tregoi se në derën e sipërme do të jenë në zjarr edhe njerëz të ymetit tim që kanë bërë mëkate të mëdha. Andaj kjo më pikëlloi dhe më bëri të qaj.
Fatimeja tha: O i dërguari i Allahut,si do të hyjnë!?



Ai tha Po, do ti tërheqin engjëjt në zjarr,por atyre nuk do tu nxihen fytyrat e as nuk do tu zverdhën sytë, e as nuk do tu mbyllën gojët e as nuk do të lidhën së bashku me shejtan e as nuk do të vendosën në zinxhirë dhe pranga.
Ajo tha: O i dërguari i Allahut! Po si do të tërhiqen për në zjarr?))
Ai tha: Burrat do të tërhiqen për mjekrave, ndërsa gratë për gërshetave dhe ballit..Ah sa nga pleqtë e ymetit tim do të kapën për mjekrave Dhe do të thërrasin:Ah pleqëri! Ah Dobësi! ..dhe sa e sa rini do të tërhiqen për mjekrave të tyre e do të sillën në zjarr,e ata thërrasin: Ah rini bre! Ah Bukuri bre! E sa e sa gra të ymetit tim do të tërhiqen për gërshetave dhe balleve e do të thërrasin: Ah Skandal bre! Ah Çnderim bre! Ata tërhiqen kështu deri sa të përfundojnë tek Maliku. Dhe kur Maliku i sheh këta mëkatarë pyet engjëjt: Kush janë këta,sepse nuk përmendur në listën e fatkëqijve. Çudë me këta njerëz! Nuk ju janë nxirë fytyrat e as nuk ju janë zverdhur sytë, as nuk ju janë mbyllur gojët e as nuk janë lidhur me shejtanët e as nuk ju janë vërë në qafët e tyre as pranga e as zinxhirë!!


Engjëjt thonë: Kështu u urdhëruam ti sjellim tek ti në këtë gjendje.
Atëherë Maliku ju thotë: O fatzinj! Kush jeni ju!? Ndërsa në një version tjetër thuhet: Kur ata merren nga engjëjt për në zjarr,thonë: Ah Muhamed bre! ..Por kur e shohin Malikun nga lemeria e harrojnë emrin e Muhamedit. Maliku i pyet ata: Kush jeni ju!? Ata përgjigjën: Ne jemi nga një ymet që i ka zbritur Kur’ani,ne jemi që kemi agjëruar ramazanin. Atëherë Maliku ju thotë: Po Kur’ani i ka zbritur ymetit të Muhamedit! Fatzinjtë kur dëgjojnë emrin e Muhamedit, këndellën dhe thonë: Po ne jemi nga ymeti i Muhamedit.

..
Atëherë Maliku ju thotë: A nuk ju ka mjaftuar Kur’ani si qortues për thyerjen e urdhërove të Allahut? Dhe kur ata sillën tek buza e xhehenemit dhe kur ta shikojnë Zebanitë dhe zjarrin,thonë: O Malik, na lejoj ta vajtojmë vetën tonë. Atyre ju lejohet, Dhe fillojnë të qajnë derisa ju shterohen lotët, e pastaj fillojnë të lotojnë gajk. Më pastaj Maliku ju thotë: Sa vaj i mirë është ky,sikur ky të bëhej sa ishit në dynja. Sikur ky vaj të ishte në dynja nga frika prej Allahut,nuk do t’u kapte sot zjarri juve..

Atëherë Maliku i urdhëron Zebanitë: Hidhini..hidhini në zjarr



Kur ata hidhen në zjarr, të gjithë përnjëherë thonë: LA ilahe il-lall-llah, atëherë zjarri zmbrapset nga ata, por Maliku i thotë: O zjarr, rrëmbej ata! Zjarri thotë: Po si ti marrë kur ata thanë: La ilahe il-lall-llah. Maliku i thotë zjarrit: Po merri! Kështu ka urdhëruar Zoti i arshit. Atëherë zjarri i rrembën ata, disa prej tyre përfshihen nga zjarri deri në zogjtë e këmbëve, disa të tjerë deri në gjunjë,disa të tjerë deri në bel e disa të tjerë deri një fyt. pastaj Maliku thotë: O zajrr! Mos ju djeg fytyrat e tyre sepse ata kanë rënë në sexhde për Allahun(Rrahmanin) në dynja. E as zemrat mos ua digj,sepse ato janë etur në dynja duke agjëruar muajin e Ramazanit. . Pastaj qëndrojnë në zjarr për sa kohë që donë Allahu.. Ata thonë: O Më i mëshirshmi mëshirues! O i dashur! O Dhurues! Dhe pasi Allahu zbaton vendimin e Tij kundër tyre, thotë: O Xhibril! Çfarë është bërë me mëkatarët e ymetit të Muhamedit? Xhibrili thotë: O Allah! Po ti e dinë më mirë se sa unë. Atëherë Allahu urdhëron e thotë: Shko Dhe shiko gjendjen e tyre..



Xhibrili a.s. shkon tek Maliku i cili qëndron në një minder mu në mes të xhehenemit. Dhe kur Maliku shikon Xhibrilin, në shenjë nderimi ngritët në këmbë. Pastaj i thotë: O Xhibril! Po çfarë të shtyri të hysh këtu në këtë vend? Ai thotë: Çfarë ke bërë me mëkatarët e ymetit të Muhamedit? Ai përgjigjet: S’ka më keq se sa gjendja e tyre dhe vendi i tyre është i ngushtë. U janë djegur trupat e tyre, ju është tretur mishi i tyre, ju kanë mbetur vetëm fytyrat dhe zemrat e tyre që shkëlqejnë nga imani.

Atëherë Xhibrili thotë: Heq kapakun ti shohë ata! Maliku i urdhëron rojat ta heqin kapakun. Dhe kur ata e shohin bukurinë e Xhibrilit , e kuptojnë se ai nuk është nga engjëjt e dënimit,thonë:Kush është kjo krijesë që nuk kemi parë kurrë më të bukur se sa ky? Maliku ju thotë: Ky është Xhibrili i nderuar, ky i sillte Muhamedit a.s. shpalljen. Kur fatzinjtë e dëgjojnë emrin e Muhamedit,këndellën dhe thonë të gjithë njëzëri: O Xhibril! Dërgoi selame të dërguarit të Allahut dhe tregoi se mëkatet tona na ndanë neve prej tij Dhe tregoi për gjendjen tonë të keqe.
Xhibrili kthehet tek Allahu. pastaj Allahu i thotë: Si e gjete ymetin e Muhamedit a.s.? Ai përgjigjet: O Zot! Sa në gjendje të rënde e të keqe ishin.


Pastaj thotë: A kërkuan nga ti ndonjë send? Ai thotë: Po o Zot! Kërkuan nga unë ti përcjell selamet e tyre Muhamedit a,s Dhe ti tregoj për gjendjen e tyre të keqe. Atëherë Allahu thotë: Shko dhe lajmëroje Muhamedin.
Xhibrili shkon tek Muhamedi a.s. i cili gjendet në një tendë nga perlat e bardha,ajo ka 4000 dyer, secila derë ka nga dy qemerë prej ari. pastaj thotë: O Muhamed! Po vije nga vendi ku ndodhën mëkatarët e ymetit tënd.. Ata të dërgojnë selame dhe tregojnë se janë në gjendje të keqe dhe në vend të ngushtë.
i dërguari i Allahut vije poshtë arshit dhe bije në sexhde Allahut dhe fillon ta lavdëroj me një lavdërim pa dëgjuar më parë.

.


فيقول الله تعالى : ارفع رأسك ، و سَلْ تُعْطَ ، و اشفع تُشفّع .

Pastaj Allahu i thotë: Ngrehe kokën lartë Dhe kërko do të gjesh dhe ndërmejtso se do të pranohet. Atëherë i dërguari i Allahut thotë: O Allah! Fatzinjtë e ymetit tim, ju është zbatuar vendimi Yt kundër tyre,prandaj më prano ndërmejtsimin për ta..
Atëherë Allahu i Lartëmadhruar thotë: Ta pranova ndërmejtsimin, shko tek zjarri Dhe nxirri prej aty gjithë ata që kanë dëshmuar:La ilahe il-lall-llah. Atëherë i dërguari i Allahut niset dhe kur Maliku e sheh të dërguarin e Allahut, ngritët në shenjë respekti për Muhamedin as.. Dhe thotë i dërguari i Allahut: O Malik çfarë është gjendja e mëkatarëve të ymetit tim?


Ai thotë: Janë në gjendje shumë të rëndë dhe të vështirë. Atëherë Muhamedi a.s thotë: Hape derën dhe heq kapakun! Kur banorët e zjarrit shikojnë të dërguarin e Allahut,këndellën dhe thonë O Muhamed! Zjarri na dogji lëkurat dhe mëlçitë tona. Ai i nxjerrë të gjitha ata dhe trupat e tyre janë të karbonizuara si pasojë e zjarrit. pastaj ai i merr ata dhe i sjell tek një lum pranë derës së xhenetit,që quhet me emrin lumi “El-Hajevan”. Ata pastrohen në atë lum dhe nga ai dalin të rinj pa qime në fytyrë, me sy të zbukuruar dhe fytyrat shndrisin si hëna. Në ballët e tyre shkruan: Xhehnemlitë që i liroi nga zjarri i Gjithëmëshirmi. pastaj hyjnë në xhenet, dhe kur banorët e zjarrin shohin se myslimanët janë nxjerr nga zjarrin thonë: Ah sikur edhe ne të ishim mysliman do të dilnim nga zjarri!

E kjo është thënia e Allahut të Lartëmadhruar:”Ndoshta ata që nuk besuan dëshirojnë sikur të ishin myslimanë”. (haxher 2).:


i dërguari i Allahut ka thënë:”Paramendojeni zjarrin si të doni,por nuk mund ta paramendoni ngase ai është edhe më i ashpër sesa ju që e paramendoni..Po ashtu thotë:”Më së lehti nga banorët e zjarrit që do të dënohet,është një njëri nën shputat e të cilit do të vendosët zjarr saqë nga sikleti do ti vlojnë trutë e tij,ai është sikurse bojler,veshët janë prush,dhëmbët janë prush,ndërsa buzët janë flakë e zjarrit. Organet e brendshme të trupit të tyre ju dalin nga këmbët. Dhe personi që dënohet me këtë dënim, mendon se askush nuk përjeton dënim më të madh, ndonëse ky është dënimi më i lehtë në zjarr.

Nga Mejmun Ibni Mehrani tregon se kur ka zbritur ky ajet:”Vërtetë xhehenemi është vendqëndrim i të gjithë atyre”. (Haxher 43). Selamni vendoi dorën e tij mbi kokë dhe doli duke ikur tre ditë, ai vazhdon të ikën derisa e kthyen në shtëpi..


O Allah! Na ruaje prej zjarrit! O Allah! Na ruaje prej zjarrit! O Allah! Na ruaje prej zjarrit!
O Allah Ruaje nga zjarri autorin e këtij mesazhi! O Allah! Ruaje nga zjarri lexuesin e këtij mesazhi!
O Allah Ruaje nga zjarri shpërndarësin këtij mesazhi..O Allah na ruaje nga zjarri neve dhe myslimanët..
Aminë! Aminë! Aminë

Imam Ahmedit



Dhe nga thellësia e burrave dhe grave të Umetit, Allahu te`ala - prej mëshirës së Tij ndaj Umetit të Muhamedit - ngriti luftëtarë që do ti qëndrojn përball armiqëve më të egër të Sunetit.

Prej atyre njerëzve që Allahu te`ala i ngriti ishte një djalosh i ri i quajtur Ahmed.
Ahmedi jetoi në Bagdad para një mijë viteve. Në ato netë të ftohta dimri, nëna e tij - Mumine e bekuar ashtu si ishte ajo - do të ecte gjatë para Sabahit që ta nxej ujin për djalin e saj, Pastaj - përsëri edhe më gjatë para Sabahit - ajo e zgjonte atë që të marr abdest, pastaj ajo e mbështillte atë me mbuloj dhe nëpër terr të Bagdadit ata do të shkonin deri te Xhamija.

Nuk kishte ndonjë mashkull që ta përcillte atë (ai ishte jetim), prandaj nëna e Ahmedit do ta zgjonte herët në mënyrë që të zë vend të mirë në ligjërimet e hadithit pas Sabahit. Pastaj ajo do të priste gjatë për të derisa të lindte dielli në mënyrë që ta përcillte atë deri në shtëpi. Biri i saj u rrit dhe u bë njëri prej luftëtarëve mbrojtës të Sunetit, njëri prej katër Imamëve të kësaj Feje, Imam Ahmed ibn Hambel.

Në përmbledhjen e tij, vetëm në el-Musned, ai transmetoi prej më shumë se 280 mësuesve.
Ai u rrit nën hijen e Sunetit dhe ai e jetoi Sunetin. Eshtë raportuar se ai ka thënë se, "Asnjëherë nuk e kamë shkruar ndonjë hadith të cilin nuk jamë munduar që ta zbatoi."
Dhe ai i rriti fëmijët e tij njëkështu. Kur i shef baballarët tjerë duke hedhur bejzboll me Muslimanët e rinjë të tyre që Allahu ia ka besuar, kujtone këtë shembull:
Abdullahi, i biri i Imam Ahmedit, ju tregonte studentëve të tij se kur ishte i ri babai i tij do të lozte me të, "Zgjedh cilëndo kaptin që dëshiron nga Musnefi i Uaki. Më pyet për cilindo hadith e unë të tregoi për zingjirin e transmetuesve, apo më trego mua ndonjë zingjir të transmetuesve dhe unë ta tregoi hadithin!"
Atij iu shpallë dyluftim në fen e tij ashtu siq kishin patur dyluftim pak njerëz të tjerë. Emri i tij mbetet i gravuar në admirimin tonë deri më sot- përgjat qindra viteve, përgjat mijra kilometrave, përgjat mijra popujve - për shkak të dashuris së tij ndaj Sunetit dhe qëndrimit të tij kundër atyre që do të kërkonin që ta korruptojn atë.

Duke lexuar për jetën e tij, unë hasa në një ngjarje e cila më sjelli kujtime pikëlluese. Si do të ndihesh kur babin tëndë ta fyejn publikisht. Imam Ahmedi njëherë e fali Ikindin dhe u ulë me djalin e tij në Xhami vetëm me një njeri tjetër me emrin Muhamed ibn Sa`id Al-Khutali. Al-Khutali pastaj bëri vërejtje, "A i ke treguar ti (O Ahmed) njerëzve që ta bojkotojn Zejd ibn Khalaf?" Imam Ahmedi iu përgjigj, "Unë morra një letër nga njerëzit e tij ku më pyetën për punën e tij, prandaj unë iu përgjigja duke sqaruar Medhehebin e tij dhe qka kishte bërë bidat (në Sunet) dhe i kamë urdhëruar që të mos ulen me të." Al-Khutali shpërthej para Imam Ahmedit, i skuqur me hidhërim, "Unë do ta siguroi që ti të këthehësh prap në burg. Unë do ti bëjë ata që ti thejn brinjët tuaja." Vullgarizmi u ngrit lart e më lart. Imam Ahmedi iu drejtu birit të tij, "Mos iu përgjigj në atë se qka ai thotë dhe mos i fol atij."

Imam Ahmed i muarr sandalet e tij- (ndërsa) Al-Khutali duke e fyer mbrapa shpinës- dhe birit të tij, "Tregoju fqinjëve që mos ti flasin atij dhe as mos ti përgjigjen atij." Imam Ahmedi u largua derisa Al-Khutali mbrapa mallkonte dhe bërtiste duke mos treguar rrespekt.

Kur Halifja el-Mutasimi dëgjoi se Imam Ahmedi nuk ishte pajtuar me të dhe me gjygjin e tij në një qështje të veqant, ata e sjellën atë dhe e muarrën në pyetje në oborrin e Halifes. Ata debatonin me të dhe ai ua këthente sikurse gladiatori me shtizë me argumente më të mëdha dhe më të fuqishme. Muftit bërtitnin, "O Halife, ai ka bërë Kufr!" Derisa El-Muatasimi u bind dhe brenda hynë egzekutuesit.
Ata e gjveshën Imam Ahmedin dhe secili prej rojeve të fuqishëm do të hynte në radhë për ta rrahur Imam Ahmedin derisa ai e humbi vetëdijen. Pa marr parasysh gjendjen e tij, ata vazhduan që ta rrahin. Atë ditë dielli perendoi dhe Imam Ahmedit nuk iu kishte ulë imani i tij. Atë ditë ai u bë simbol për të gjithë pasuesit e Sunetit.

Kujtejbah tha, "Nëse kurdoherë e sheh dikend që e don Imam Ahmedin, ta kesh të ditur se ata janë pasues të Sunetit."

Al-Hasan ibn Arafah tregon, "Unë e vizitova Imam Ahmedin pasi që ai ishte i rrahur dhe i torturuar. Unë i thash atij, "O Abu Abdilah, ti ke arritur shkallën e Pejgamberëve!" Ai tha, "Hesht. Vërtet, unë nuk pash diq më shumë se sa njerëzit që e shitnin fen e tyre. Dhe unë i pashë dijetarët që ishin me mua që e shitnin Besimin e tyre.

Prandaj unë i thash vetës sime, `Kush jamë unë, qka jamë unë. Qka kamë për ti thënë Allahut nesër kur do të qëndroi para Tij dhe Ai do të më pyet, "A e shite fenë tënde sikurse tjerët që e bënë? " Prandaj unë e shikova kamxhikun dhe shpatën dhe i zgjodha ato.
Dhe unë thashë, "Nëse vdes do të këthehem tek Allahu dhe do të them: " Më është thënë të them se njëra prej Karakteristikave Tua është diq e krijuar por unë nuk e bëra. Pas asaj do të jetë Mvarsisht nga Ai - ose të më dënoi apo të më falë."

Al-Hasan ibn Arafah pastaj pyeti, "A ndieje dhimbje kur ata të rrahnin?" Ai tha "Po, unë ndieva dhimbje deri në 20 kamxhik pastaj i humba të gjitha ndjenjat (Ata e rrahën atë mbi 80 herë). Pasi që përfundoi unë nuk ndieva më dhimbje dhe atë ditë unë e fala drekën në këmbë."

[Në realitet ai u falë ndërsa gjaku i shkonte nëpër rroba.]
Al-Hasan ibn Arafah filloi të qajë kur ndëgjoi se qka kishte ndodhur. Imam Ahmedi e pyeti atë, "Pse po qanë? Unë nuk e humba Imanin tim. Mbi të gjitha a duhet të merakosem nëse e humbi jetën time."

Kul lan juseebana illa maa kataballaahu lana, huwa Mowlaana, wa ala Allâhi faljatawakkalil mutawakkilun.

Me parë- kur Imam Ahmedi u dërgua tek Halifja - njerëzit u munduan që ta pengojn atë nga egzekutimi i sigurt. Studenti i tij: El-Marrudhi i kishte thënë atij, "O mësues, Allahu thotë, Mos e mbyt vetën tuaj." Imam Ahmedi iu kishte përgjigjur, "O Marudhi dil jashtë dhe më trego se qka sheh." El-Murradhi shkoi te muri i gjygjit të Halifes dhe pa një oqean të studentëve me laps dhe letër në duarët e tyre.

El-Marrudhi e pyeti njërin prej tyre, "Qka pritni ju këtu?" Ata thanë, "Ne po presim që të shohim se qka do të thotë Ahmedi dhe pastaj ta transmetojm atë." El-Marrudhi u këthye te Imam Ahmedi dhe i tregoi se qka kishte parë.
Ai i tha " O Marrudhi," "Qka do të fitoj nga devijimi i të gjithë atyre njerëzve?"
Imam Ahmedi jetoj një jetë të varfër. Kur të tjerët hanin kishte ditë kur - siq i kujton Abdur-Rrezaki - ku Imam Ahmedi do të bënte gabim në Namaz. Kur Abdur-Rrezaki hulumtoi më shumë ai mësoi se Imam Ahmedi nuk kishte ngrënë kishte 3 ditë.

Në këtë jetë të varfëris, vështirësis dhe sprovimeve, një ditë Abdullahi e pyeti babain e tij, "Babë kur ne ndonjëherë do të pushojmë?" Babai tij, njëri prej ringjallësve madhështorë të Sunetit, model kryesor për të gjithë Muslimanët, e shikoi atë në sy dhe i tha, "Kur ta bëjmë hapin e parë në Xhenet."


Rrahim Allahu Al-Imam Ahmed
.

 
  Today, there have been 9 visitors (26 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free