Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
DUATË KUR TË ZGJOHEMI NGA GJUMI |
El-hamdu lil-láhil-ledhí ahjáná ba’de má emátená ve ilejhin-nushúr.
(Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe te Ai është tubimi)
(Buhariu dhe Muslimi).
Lá ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sheríke leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve alá kul-li shejin kadír. Subhán-All-llah velhamdu lil-lah ve lá iláhe il-laAll-llah vAll-llahu Ekber ve lá havle ve lá kuvvete il-lá bil-láhil Alijjil Adhím. Rabbigfir lí.
(S’ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send. I Madhëruar qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut, s’ka të adhuruar tjetër përveç Allllahut, All-llahu është më i Madhi, s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të Lartmadhëruar, pastaj lutet dhe thotë: “O Zoti im, më fal”)
El-hamdu lil-láhil-ledhí á’fání fí xhesedí ve redde alejje rúhí ve edhine lí bi dhikrihi.
(Falënderimi i qoftë All-llahut i cili ma mbrojti trupin tim, ma ktheu shpirtin tim dhe ma mundësoi që ta përmendi Atë) (Tirmidhiu)
|
2. DHIKRI PARA FJETJES |
Para se të fleni i bashkoni shuplakat e dorës (sikurse kur bëhet dua sh.p.), fryeni në to dhe lexoni suret
Kul huvAll-llahu ehad, Kul e?udhu bi Rabbil felek, Kul e?udhu bi Rabbin-nas,
e pastaj e fërkon me to sa të ketë mundësi trupin e tij duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesa e përparme e trupit, (kështu vepron tri herë). (Buhariu dhe Muslimi)
All-llahu la Ilahe il-la huve, El-Hajjul-Kajjumu la te`hudhuhu sinetun ve la nevmun, Lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfe?u ?indehu il-la bi idhnihi ja?lemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej`in min ?ilmihi il-la bi ma shae vesi`a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-`alijjul-`adhim.
(All-llahu është Një, s`ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja, as gjumi, gjithçka që ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësoj tek Ai, pos me lejën e Tij? Ai di të tashmen dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kursija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë. Ai është më i Larti, më i Madhi) (“Kush e lexon këtë kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi” (Transmeton Buhariu)
Amener-resulu bima unzile ilejhi min Rabbihi vel-mu`minun, kul-lun amene bil-lahi ve melaiketihi ve kutubihi ve rusulihi, la nuferriku bejne ehadin min rusulihi ve kalu semi`na ve eta`na gufraneke Rabbena ve ilejkel mesiir. La jukel-lifull-llahu nefsen il-la vus`aha leha ma kesebet ve ?alejha mektesebet. Rabbena la tuahidhna in nesina ev ahta`na, Rabbena ve la tahmil ?alejna isren kema hameltehu ?alel-ledhine min kablina, Rabbena ve la tuhammilna ma la takate lena bihi, va?fu ?anna vagfirlena verhamna ente mevlana fensurna ?alel-kavmil-kafirin.
(285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë)”.286. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!) (“Kush i lexon këto dy ajete në mbrëmje i mjaftojnë.” (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi)
|
3. DUAJA KUR TË VESHIM NDONJË RROBË
|
Themi:
El-hamdu lil-láhil-ledhí kesání hádhá (eth-thevbe) ve rezekanihi min gajri havlin minní ve lá k`uvvetin.
(Falënderimi i qoftë All-llahut i Cili ma mundësoi ta veshë këtë rrobë dhe më furnizoi me këtë pa ndihmën dhe fuqinë time) (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh)
|
4. DUAJA PARA HYRJES DHE PAS DALJES NGA NEVOJTORJA
|
[Bismil-lah] All-lláhumme inní e údhu bike minel-hubthi vel-habáithi.
(Me emrin e All-llahut, O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga djalli mashkull apo femër dhe nga çdo vepër e ndytë) (Buhariu dhe Muslimi); ndërsa pas daljes
thua:
Gufráneke.
(Kërkoj faljen Tënde o Zot) (Transmetojnë autorët e katër Suneneve)
|
5. DUATË PARA DHE PAS USHQIMIT
|
“Nëse ndokush prej jush fillon të hajë ushqim, le të thotë:
Bismil-lah
(Me emër të All-llahut), e nëse harron në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë:
Bismil-lahi fi evvelihi ve Áhirihi
(Me emrin e All-llahut në fillim dhe në mbarim).” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu) Ai që All-llahu [subhanehu ve teala] ia mundëson të ushqehet, le të thotë:
All-llahumme bárik lena fihi ve et’imná hajren minhu.
(O Zot, na beko në këtë ushqim dhe na furnizo me ushqim më të mirë se ky), e atij që All-llahu ia mundëson që të pijë qumësht, le të thotë:
All-llahumme barik lena fihi ve zidna minhu.
(O Zot, na beko në këtë dhe na shto nga ky)
(Tirmidhiu).
Ndërsa kur ngopemi themi:
El-hamdu Lil-lahil-ledhi et’ameni hadha, ve rezekaníhi min gajri havlin minní ve la kuvvetin
(Falënderimi i takon All-llahut i cili ma mudësoi ta ha këtë ushqim dhe më furnizoi pa mundin dhe fuqinë time). (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh)
Elhamdu Lil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi, gajre[mekfijjin ve la] muvedde’in, ve la mustagnen ‘anhu Rabbena.
(E falënderojmë All-llahun me falënde-rime të shumta, të mira dhe të bekuara [të cilat janë të pamjaftueshme], falënderime të pandërprera, për
të cilat kemi nevojë, o Zoti ynë).
(Buhariu dhe Tirmidhiu).
|
6. DUATË GJATË DALJES DHE HYRJES NË SHTËPI
|
a) Kur dilni nga shtëpia:
Bismil-lah, tevekkeltu ala-All-lláhi, ve lá havle ve lá kuvvete il-lá bil-lah.
(Me emrin e All-llahut, në All-llahun u mbështeta dhe s’ka lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e All-llahut.) (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
All-llahumme inní e údhu bike en edil-le ev udal-le, ev ezil-le ev uzel-le, ev adhlime ev udhleme, ev exh-hele ev juxh-hele alejje.
(O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje [dalalet], e as dikush të mos më dërgojë në humbje [dalalet]; kërkoj mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas [nga e vërteta]; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e dëmtoj askend e as dikush të mos më dëmtojë mua; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e injoroj askënd e as dikush të mos më injoroj mua) (Transmetojnë autorët e katër Suneneve)
b) Kur hyni në shtëpi:
Bismil-láhi velexhná ve bismil-láhi harexhná ve alá Rabbiná tevekkelná.
(Me emrin e All-llahut hymë dhe me emrin e All-llahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le të përshëndesë
|
7. DUAJA ME RASTIN E NGJITJES NË MJETIN E UDHËTIMIT
|
Bismil-lah, vel-Hamdu Lil-lah [Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinín ve inná ilá Rabbina le munkalibún.],
EL-Hamdulil-lah, (3 herë),
All-llahu Ekber, (3 herë),
Subhaneke All-llahumme inní dhalem-tu nefsí fagfir lí, fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.
(Me emrin e All-llahut, falënderimi i takon All-llahut, i Lartmadhëruar qoftë Ai i cili i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë; ne me të vërtetë te Zoti ynë do të kthehemi; Falënderimi i qoftë All-llahut, Falën-derimi i qoftë All-llahut. Falënderimi i qoftë All-llahut, Allllahu është më i Madhi, All-llahu është më i Madhi; All-llahu është më i Madhi, i Lartësuar qofsh o Zoti im, unë i kam bërë dëm (zullum) vetvetes, prandaj më fal mua, sepse askush përveç teje nuk mund t`i falë mëkatet)
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
|
8. DUAJA E UDHËTIMIT
|
All-llahu ekber, All-llahu ekber, All-llahu ekber! (3 herë)
Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinín ve inná ilá Rabbina le munkalibún. All-llahume inná nes`eluke fí seferina hadha el-birre vet-takva ve minel-’ameli ma terdá, Allllahume hevvin ‘alejna seferena hadha vetvi ‘anna bu’deh, Allllahume entes-sahibu fis-sefer vel-halifetu fil ehl, All-llahume inní e’udhu bike min va’ëthais-sefer ve keábetil-mendhar ve sú`ilmunkalebi fil-mali vel-ehl. (3 herë)
(All-llahu është më i madhi!) I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi. O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jemi të devotshëm, të bëjmë vepra me të cilat ti je i kënaqur. O Zoti ynë, na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e bëj të rehatshme rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjes sonë. O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit dhe nga kënaqësitë e tij, nga shikimet qëllim këqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] kur kthehej nga udhëtimi, i thoshte të njëjtat fjalë dhe shtonte: Ájibúne táibúne ‘ábidúne li Rabbina hámidúne (U kthyem me pendim dhe përkushtim, duke i bërë Zotit tonë falënderim) (Muslimi)
|
9. DUAJA ME RASTIN E HYRJES DHE DALJES NGA XHAMIA
|
a) Kur hyni në xhami:
Eúdhu bil-láhil-adhím ve bi vexhhihil-kerim ve sultánihil-kadím minesh-shejtánir-raxhím.
(Kërkoj prej All-llahut të Madhëruar, me fytyrën e Tij të ndershme dhe fuqinë e Tij të përhershme të më mbrojë prej djallit të Mallkuar).
(Ebu Davudi)
Bismil-láh, ves-salátu ves-selámu alá resúlil-láh
(Me emrin e All-llahut, përshëndetjet dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut).
(Ibën Sunij)
All-lláhumme-ftah lí ebvábe rahmetike.
(O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës Sate).
(Muslimi)
b) Kur dilni nga xhamia:
Bismil-lah ves-salátu ves-selámu ‘alá resúlil-lah, All-lláhumme inní es-eluke min fadlike, All-lláhumme a’ësimní minesh-shejtánirr-rraxhím.
(Me emrin e All-llahut, lutjet dhe përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut. O Zoti im, të lutem të më japësh prej të mirave tua. O Zoti im, më mbroj nga shejtani i mallkuar).
(Ibën Maxheh)
|
10. LUTJET E EZANIT
|
Duhet përsëritur atë që e thotë muezini, përveç kur thotë:
“Hajje ales-saláh, hajje alel feláh”
duhet thënë:
Lá havle, ve lá kuvvete il-lá bil-lah.
(Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu duhet thënë edhe këtë:
Ve ene esh-hedu en Lá Iláhe il-lAll llahu vahdehú lá sheríke leh, ve enne Muhammeden abduhú ve resúluhú, redijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resúlen, ve bil- Islámi dínen.
(Edhe unë dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq dhe se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] është rob dhe i Dërguar i All-llahut; jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe). (Muslimi) Këtë duhet thënë pasiqë të thotë muezini:
“Esh-hedu en lá Iláhe il-lallah, Esh-hedu enne Muhammeden Resúlullllah.
(Ibën Huzejme)
Duhet të çojë salavat mbi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve selem] pas përfundimit të tij prej përgjigjjes së muezinit.
(Muslimi)
Pas mbarimit të ezanit duhet thënë:
All-lláhumme Rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh ves-salátil-káimeh, áti Muhammedenil-vesílete vel-fadíleh, veb’ath-hu mekámen mahmúden el-ledhí ve’adteh, [inneke’lá tuhliful-míád].
(O All-llahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; Me të vërtet Ti nuk e then premtimin.
(Buhariu)
(Këtë shtojcë e transmeton Bejhekiu)
|
11. DUAJA E ATIJ I CILI TESHTINË
|
“Nëse teshtinë ndonjëri prej jush, le të thotë:
El-Hamdu Lil-lah
(Falënderimi i qoftë All-llahut), kurse vëllau i tij apo shoqëruesi le t`i thotë:
JerhamukAll-llah
(All-llahu të Mëshiroftë),
e nëse i thotë:
JerhamukAll-llah,
(All-llahu të Mëshiroftë),
ky le t`ia kthejë:
Jehdikumullllahu ve juslih balekum
(All-llahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen tuaj).
(Buhariu)
|
12. DUAJA ME RASTIN E PËRFUNDIMIT TË TUBIMIT
|
Subhaneke All-llahumme ve biham-dike, Eshhedu en la Ilahe illa Ente estagfiruke ve etubu ilejke
(I Lartësuar qofsh, o Zoti im, Ty të takon falënderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj faljen Tënde dhe te Ti
pendohem).
|
13. DUAJA E HYRJES NË TREG
|
La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhjí ve jumitu, ve Huve hajjun la jemútu bi jedihi elhajru
ve Huve ‘alá kul-li shej`in Kadír
.
(S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm)
(Tirmidhiu dhe Hakimi).
|
14. DHIKRI ME TË CILIN ALLAHU TË MBRON PREJ DEXH-XHALLIT
|
“Kush i mëson përmendësh dhjetë ajetet e para të sures
“EL-KEHF”,
është i mbrojtur prej dexh-xhallit”.
(Muslimi)
|
15. Ç`DUHET THËNË KUR TË KËNDON GJELI DHE TË PALL GOMARI OSE KUR TË LEHIN QENTË
|
Transmetohet se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë:
“Kur ta ndëgjoni gjelin duke kënduar, luteni All-llahun që t`ju jap nga të mirat e Tij, sepse ai (gjeli) e ka parë melekun,
ndërsa kur ta dëgjoni palljen e gomarit, kërkoni mbrojtjen e All-llahut prej shejtanit, sepse ai e ka parë shejtanin”.
(Buhariu dhe Muslimi);
ndërsa “Kur t`i dëgjoni të lehurat e qenëve dhe palljet e gomarëve në mbrëmje, kërkoni mbrojtjen e All-llahut prej tyre, sepse ata shohin atë që ju nuk e shihni”.
(Ebu Davudi dhe Ahmedi).
|
16. ÇKA DUHET TË THOTË AI I CILI NDIEN DHIMBJE NË TRUPIN E TIJ
|
Vëje dorën në vendin i cili të dhemb dhe thuaj:
Bismil-lah. E’udhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhádhiru. (3 herë)
(Në emër të All-llahut. Kërkoj mbrojtjen e All-llahut me fuqinë e Tij nga e keqja e kësaj që ndiej dhe frikohem)
(Muslimi)
|
17. DUAJA PËR TË MBJELLUR NJË HURMË NË XHENNET PËR TY
|
“Kush thotë:
“SubhanAll-llahil-’Adhim ve bihamdihi,” “ i mbjellet një pemë (hurme) në Xhennet”.
(Tirmidhiu dhe Hakimi)
|
18. DUAJA PËR TË FITUAR NJË THESAR TË XHENNETIT
|
Po ashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë:
”O Abdullllah ibën Kajs, a dëshiron që të të udhëzoj tek një thesar prej thesarëve të Xhennetit?
Unë i thashë:
“Po, o i Dërguari i All-llahut”. Ai më tha:
Thuaj:
La Havle ve la kuvvete il-la bil-lah
|
19. FJALËT MË TË DASHURA TE ALL-LLAHU QË TË SJELLIN NJËMIJË SEVAPE NË DITË
|
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë:
A s`ka mundësi ndonjëri prej jush që t`i fitojë çdo ditë nga njëmijë sevape? Njëri prej të pranishmëve e pyeti:
Si i fiton ndonjëri prej nesh njëmijë sevape? Ai tha:
Thuaj njëqind herë Subhan All-llah, e shkruhen njëmijë të mira, apo fshihen një mijë mëkate”.
(Muslimi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve selem] ka thënë edhe këtë:
Fjalët më të dashura tek All-llahu janë katër:
SubhanAll-llah, velhamdulil-lah, ve Lailahe il-la All-llah, vAll-llahu Ekber.
S`të bëhet dëm me cilëndo prej tyre të fillosh.
(Muslimi)
|
20. DUAJA PËR TË MARTUARIT
|
BarekAll-llahu leke, ve bareke ‘alejke, ve xheme’a bejnekuma, fi hajrin.
(All-llahu të bekoftë ty edhe pasardhësit e tu dhe ju bashkoftë ju të dy në të mirë)
(Transmetojnë autorët e katër suneneve përveç Nesaiut)
|
21. LUTJA PARA SE TË FILLOJ PUNËN
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 23 visitors (66 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|