Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zemra agjëron
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Allahu i Lartësuar thotë: "Ai e udhëzon zemrën e tij (drejt besimit të vërtetë) dhe Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” (Tegabun, 11).
Zemra është bazë e udhëzimit dhe kapital i çdo gjëje. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
"Në trup ka një copë mishi, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, e nëse ajo është e keqe, i tërë trupi është i keq. Ajo është zemra.” (Shënon Buhariu).
Kur zemra është e përmirësuar, njeriu përjeton lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është zemra e gjallë, e ndriçuar nga drita e besimit, e mbushur me përkushtim dhe devotshmëri.
"Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” (Kaf, 37).
Allahu na ruajt nga zemra e vdekur, e cila është e shkatërruar me mëkate, dyshime dhe epshe. Allahu i Lartësuar thotë:
"Në zemrat e tyre ka sëmundje (dyshimi dhe hipokrizie), ndërkohë që Allahu ua ka shtuar edhe më shumë sëmundjen. Për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm për shkak të asaj që gjithnjë gënjenin.” (Bekare, 10).
"Dhe thonë: "Zemrat tona janë të mbështjella (nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë Fjalën e Allahut)”. Jo, përkundrazi, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, kështu që fare pak është ajo që ata besojnë.” (Bekare, 88).
"A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhammed, 24).
Të nderuar!
Zemra e besimtarit agjëron në Ramazan dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës arrihet kur njeriu largohet nga besimet e kota, idhujtaria shkatërruese, dyshimet dhe epshet e shfrenuara.
Zemra e besimtarit është e stolisur me dashurinë ndaj Allahut.
Zemra e besimtarit është e ndriçuar me dritën e mesazhit hyjnor.
"Dritë përmbi dritë! Allahu udhëzon drejt dritës së Tij atë që do Ai. Allahu sjell shembuj e përngjasime për njerëzimin dhe Allahu është për çdo gjë i Gjithëditur.” (Nurë, 35).
Zemra e besimtarit agjëron kur ai largohet nga mendjemadhësia, urrejtja, egoizmi, mëkatet.
Zemra e besimtarit agjëron kur ai bie për të fjetur dhe nuk e urren, nuk ka xhelozi dhe nuk mendon të mashtrojë vëllanë e vet besimtar.
”Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin (zemrën) në Islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerët janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun, të tillët janë në humbje të qartë.” (Zumer, 22).
Për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e zemrës duhet t’u referohemi këshillave dhe udhëzimeve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Në vazhdim po ofrojmë dy rekomandime bazë:
1. Besimi në Allahun e Lartësuar dhe lutja për stabilitet: "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, sepse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.
2. Largimi nga mëkatet: Mëkatet e përmbysin zemrën e njeriut dhe e fundosin në humnerat e errëta. Largimi nga të gjitha kategoritë dhe llojet e mëkateve është çështje parësore. Allahu i Lartësuar porosit të Dërguarin e Tij duke i thënë: "O ti (Muhammed) i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i këshilluar)! Dhe Zotin tënd (Allahun) madhëro! Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)! Dhe të keqes së ndyrë (idhujt) largohu!” (Muddeththir, 1-5).
Te: "Dhe rrobat e tua pastroji (ndyrësitë)!”, fjala rrobat lidhet me zemrën, kurse fjala pastroji ka kuptimin përmirësim dhe korrigjim të veprave dhe të sjelljeve.
Allahu im! Çliroji zemrat tona nga prangat e ateizmit dhe të imoralitetit! Vendosi ato nën dritën e udhëzimit, të frikës dhe të respektit ndaj Teje!
E pyes veten sonte...
"Oh sa shpejt, është mesi i Ramazanit tash.Jam ulur këtu, duke u habitur dhe duke menduar se,a i kam kaluar si duhet ditët e para të Ramazanit?Apo e kam kaluar kohën kot? A do ta takoj Ramazanin vitin tjetër?Allah, o Allah, më ndihmo, udhëzoje zemrën time nëvetëm atë që din Ti, nëse të jam përkushtuar mjaft Ty."
Ramazani, si zakonisht, po shkon. Pavarësisht nga planifikimet eparakohshme, shumë prej nesh janë zënë me rutinën pas mësimit tëvetvetes me ndërrimin e orarit që sjell muaji i bekuar.
Kjo mund të ketë ndikuar në planet tona fillestare për të rrituradhurimin tonë, duke synuar dhe kërkuar faljen dhe mëshirën e Allahutme entuziazëm të madh. Por, dhjetë ditët dhe netët e fundit tëRamazanit janë ende përpara për ne që të përfitojmë prej tyre.
Pyeteveten me këto pyetje dhe shiko se çka mund të bësh prej asaj që kambetur nga Ramazani këtë vit.
1. A e kam mbajtur ritmin e pjesës së Kur'anit që kam dashur ta lexoj, apo kam mbetur prapa?
2. Nëse po, sa duhet të lexoj në ditët e mbetura të Ramazanit për t'i zënë (ato që kam mbetur mbrapa)?
3. A jam munduar t'i ndjek Teravitë rregullisht, apo kam përdorur arsye të dobëta për të mos i ndjekur ato?
4. A e kam falur ndonjëherë namazin e natës?
5. A jam munduar t'i falë pesë namazet e përditshme me më shumë sinqeritet, koncentrim dhe më shumë përqëndrim se zakonisht?
6. A e kam ftuar dikë për iftar?
7. A i kam ndihmuar ndonjë personi që ka pasur nevojë, qoftë ndonjë lypësi apo të varfëri, kur isha agjërueshëm?
8. A kam kërkuar rregullisht faljen dhe mëshirën e Allahut me sinqeritet, frikë dhe shpresë?
9. A e kam nxitur familjen time për të agjëruar ose për të marrë pjesënë veprat e rregullta për më shumë sevape që vijnë në Ramazan (p.sh.:veprat e mira në përgjithësi, por gjithashtu Teravitë, leximi më ishumtë i Kur'anit, etj.)
10. A kam mësuar ndonjë sure të Kur'anit përmendësh më tepër se sa që kam ditur para se të fillojë Ramazani?
11. A jam munduar të jem më e durueshme në Ramazan se sa që jam zakonisht?
12. A jam munduar ta kontrolloj zemërimin, posaçërisht gjatë agjërimit?
13. A jam munduar shumë për t'i ikur përgojimit dhe bartjes së fjalëve?
14. A i kam kontrolluar vazhdimisht qëllimet e mia, për të qenë esigurt se veprat e mia të mira ishin vetëm për hir të Allahut, jo përt'ju bërë përshtypje të tjerëve, për të fituar përkrahjen e tyre osepër t'u treguar (para tyre)?
15. A ka qoftë edhe një atom të mendjemadhësisë në zemrën time?
16. A isha modeste dhe më medituese?
17. A kam qarë në namazet e mia?
18. A kam lexuar më shumë literaturë islame përveç Kur'anit?
19. A kam bërë pendim të sinqertë te Allahu, duke u ndier vërtet keq për mëkatet e mia?
20. A i kam falur ata që më kanë lënduar?
21. A i jam larguar lëndimit të ndokujt me qëndrimin tim, fjalët, qëllimet ose veprat e mia?
22. A kam dhënë më shumë sadaka se sa që jap zakonisht?
23. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me jomuslimanët?
24. A e kam ndarë mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me anëtarët e familjeve muslimane jopraktikuese (të Islamit) ose me shoqet?
25. A ndihem i mërzitur që jam i uritur gjatë agjërimit apo kënaqem?
Dhjetë hapa për tu bërë Ramazani miku i juaj Ramazani një faqe e re në jetën tonë!
1. Duaja dhe lutja e pritjes së tij
Dihet se shokët e Muhamedit paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, kanë bërë dua-lutje gjashtë muaj para ardhjes së Ramazanit që ta presin atë, dhe gjashtë muaj pasi ka kaluar All-llahu i Lartëmadhëruar t'ua pranoj agjërimin.
Duaja është arma më e fuqishme e besimtarit. Surja el-Bekare fillon me devotshmërinë, edhe në versetin për Ramazanin kushtëzon devotshmërinë, për këtë arsye dijetaret këtë kaptinë e kanë emërtuar si kaptina e devotshmërisë.
Lutja pra e pandashme me qëllim që All-llahu të na përmirësoj raportet me devotshmërinë ketë segment esencial të jetës.
Ka edhe prej njerëzve që gjatë verës nuk agjërojnë, ndërsa e zëvendësojnë gjatë dimrit, kjo është çështje dhe kompetencë e jurisprudencë s Islame në bazë të gjendjes së individit, vetëm mund të themi se, askush nuk ka garanci për të nesërmen, dhe Ai që është Zot i qiejve dhe Tokës e dinë të fshehtën dhe atë që shfaqet.
Apo disa thonë agjërimi në ketë muaj është pengesë për pushime, ose plane tjera. Mbështetu në All-llahun e Lartëmadhëruar se Ai është lehtësuesi dhe ndihmësi Absolut.
Porosi: Mos u bërë prej atyre që Ramazanin e presin me bezdisje dhe përtaci, duke u justifikuar se tash është vapë e madhe si të agjërohet ?
2. Bërja e nijetit dhe përtërirja e vazhdueshme e tij:
Ashtu sikur thuhet se nijeti-qëllimi (dëlirësia në të) është prej çështjeve më dinamike dhe kaotike në jetën e njëriut. Në këtë proces interferojnë shumë faktorë të dukshëm e të padukshëm. Nijeti oscilon në raport me veprën sikur koha-moti në termometer, çdoherë ndeshemi para furtunave dhe stuhive të ndryshme, prandaj është e vështirë përmbajtja e plotë e tij.!
Thuhet se nijetin e pastër nuk ka mundësi ta regjistrojnë as melaqet dhe madje ta diskreditojnë as djajtë. Ajo është një fushë misterioze në zemrën e robit në raport transcendent me Zotin e tij.
Prandaj sikur punët e mëdha të cilat tjetërsohen dhe zhduken pa nijet –qëllim sublim, ashtu edhe punët sa do të vogla bëhen vigane më nijet të dëlirshim.
Porosi : Të mos jemi prej atyre që agjërojmë ngasë është bërë adet në familje, shoqëri apo rrethin ku jetojmë. Të agjërojmë më tërë kapitalin e gatishmërisë sonë duke respektuar urdhrin e Madhështisë Supreme.
3. Parapërgatitja për muajin e Ramazanit:
Thuhet se përgatitja e mirë në paqe lufta zgjatë më pak! Edhe muaji i Ramazanit mund të merret si një " Front" apo "Kryengritje" dhe sfidë ndaj vetvetes në raport më jetën, personale, familjare dhe shoqërore.
Për këtë arsye në metafizikën tonë kërkohet gatishmëri dhe mobilizim i përgjithshëm, fizike-shpirtë ror. Dihet se gjatë muajit Ramazan, ndërrohet bioritmi i ushqimit, gjumit dhe elementeve tjerë të përditshmërisë sonë. Prandaj agjërimi sporadik gjatë këtyre ditëve e përgatit trupin dhe trurin tonë, që agjërimin mujor ta presë më me lehtësim metabolizmi ynë bazal.
Prandaj agjëroni sipas mundësisë, porositni të tjerët të përgatiten edhe fizikisht për këtë " jubile" të madh.
Porosi : Ramazani nuk është muaj për pushime dhe rekreacion, çdoherë gjatë historisë së lavdishme, ka qenë muaj i fitoreve dhe sakrificave stoike.
4. Agjërimi me tërë qenien fizike e shpirtërore:
Dihet se Muaji i ramazanit është përveç se ibadet dhe obligim, edhe një shkollë ku diplomimi në të përgatit njeriun për sfida të reja, për përballimin e tyre në mënyrë të denjë.
Një prej elementëve shtesë që përforcohet në këtë muaj, është edhe sabri-durimi dhe vullneti. Nuk ka mekanizëma tjerë më vital rehabilitues dhe afirmativ, për të ndihmuar në raportet mes durimin dhe vullnetit të çeliktë se sa agjërimi. Agjërimi mund të ndihmoj edhe si abstenim i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm edhe mbi supërmacinë e unit tonë, i cili rrinë si kuçedër e gatshme që të na gllabëroj.
Porosi: Le të ndihmoj Ramazani edhe si shkollë e rehabilitimit social! Gjatë ramazanit na bëhet haram-ndaluar e lejuara, me qëllim që të mësohemi-stërvitemi që haramet-ndalesat t'ia pa-mundësojmë vetes sonë pas tij.
5. Ramazani të kuptohet si "tender" Hyjnor dhe konkurrencë në adhurime:
Falja e namazit është obligim gjatë tërë jetës së besimtarit. Disa dijetar e definojnë edhe raportin e Islamit me njeriun duke pasur kriter namazin. Bile edhe Profeti Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të në njërin koncepcion të porosive të tij thotë se ; " Namazi e dallon besimtarin prej jobesimtarit". Kjo çështje është kompetencë më e gjerë së sa natyra e temës që jemi duke trajtuar, çdo herë duhet t'i kthehemi literaturës dhe dijetarëve kompetent, për përgjigjeje të duhur. Ajo që duam të themi është se Muaji i Ramazanit është një " Panair Hyjnor", në të cilin një vepër vullnetare llogaritet sa një e obliguar, ndërsa një vepër e obliguar ( farz) sa shtatëdhjetë jashtë sajë. Kjo pra është oferta speciale e cila duhet të na stimulojë në të gjitha segmentet e adhurimit gjatë këtij muaji.
Falja e namazit përveç se dallon nga njeri tek tjetri, në kuptim dhe zbatim, i posedon edhe disa kushte të cilat nëse aplikohen shtojnë dukshëm gjasat të arrijnë efektin e duhur si në cilësi ashtu edhe në sasi.
Prandaj namazi me xhemat përveçse oscilon në njëzet e shtat shkallë më lartë në kurben e vlerësimit hyjnor, ai edhe është parametër i relacioni të njeriut me gatishmërinë ndaj besimit të tij.
Lidhur më këtë Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të thotë;" Kush i falë dyzet ditë të pesë vaktet me xhematë, duke i nxënë ato në tekbirin e parë do të pastrohet nga dy çështje; zjarri i xhehnemit dhe nifaku ( dyfytyrësia-hipokriz ia)".
Nuk mund të kalojmë pa cekur edhe këtë se, muaji i ramazanit është " tender" kapital i shtimit të ymrit tonë?!
A thua si arrihet kjo? Shumë thjeshtë në kuptim vetëm se kërkon durim në zbatimin e sajë.
All-llahu i lartësuar duke e ditur kohën e shkurtër të jetës sonë në këtë botë, na i la disa mekanizma të cilët nëse i pasojmë kemi mundësi me zgjatë ymrin tonë. Ato tri " kontot" e xhirollogarisë rrjedhëse të cilat vazhdojnë edhe pasi ta lëmë neve këtë botë, ceken shumë mirë nga Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, ku përmendet :
- Evladi-Fëmija që lutet për ne,
- Bamirësia që lëmë apo ndërtojmë dhe,
- Dituria me të cilën shërbehen njerëzit dhe kanë dobi prej saj.
Mirëpo këtu po fokusohemi vetëm gjatë Ramazanit, duke mos harruar se nëse kemi fat të jemi vizitues së Qabesë ( në umre) do të jemi pjesë e përpjesëtimit të namazit tonë 1/100.000 !
Ka edhe diçka që është misteri dhe kostoja kapitale në këtë muaj, kush tjetër vetëm se ajo që na dhuron shpërblim sa ymri maksimal i njeriut tonë, duke ditur se Muhamed Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të ka thënë se; " Umeti im do të jetoj mes të gjashtëdhjetave dhe shtatëdhjetave".
Cila është ajo që për një natë na dhuron vlerë sa ymri i jonë ? Kush tjetër përveçse NATA E KADRIT, e cila ka vlerë sa 1000 muaj ( 83 vite e tre muaj e tri apo katër ditë). All-llahu është më i madhi. Llogariteni jetën tuaj dhe përpjesëtoni me kohën e kaluar në namaz, a do të del 2.5-3 vjet?! A nuk është pak në raport me atë që e kërkojmë?!
Porosi: Prandaj të mundohemi mos të na humbë kjo shans, neve të bëjmë mundin ton e vetëm nga Allahu ndihmë të kërkojmë.
6. Marrëveshja (kontrata) me Kuranin Famëlartë:
Paramendoni një libër ka dal bestseller, sa bëjnë gara njerëzit në lexim të tij, apo njeriu gjen kohë të rrinë një orë gjatë ditës në internet ose mesengjer, e nuk gjen kohë të rrij pesë minuta në lexim të Kuranit?!
Vërtet kontradiktë e madhe? Apo ka njeri i cili i ka njëqind vetë në listën e tij të mesengjerit, të gjithëve ua dinë së paku emrat. Po ta pyesësh sa sure-kaptina i ka Kurani, ngecet në fillim të tyre, mos flasim për kaptina të zëna përmendësh. Kjo gjendje na thërret të gjithëve pa dallim të përforcojmë lidhjen tonë më Kuranin, këtë litar i cili na dhuron ndihmë dhe prosperitet në këtë botë dhe është garanci për shpëtim në botën tjetër.
Shokët e Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, e kanë lexuar Kuranin çdo tre ditë, kësaj kontrate i kanë shkurtuar kohën e realizimit edhe brenda një nate, apo brenda një namazi All-llahu qoftë i kënaqur me ta. A thua kanë qenë edhe ata njerëz dhe kanë pasur tjera obligime në jetë, a thua të tillët kanë pasur mision edhe bartjen e mesazhit Islam botës mbarë, apo Kurani u ka shërbyer si diell në këtë rrugë, diell i dritës dhe fuqisë hyjnore!.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, " Shembulli i besimtarit që lexon Kur'an është sikur çitra ( lloj bime aromatike) aromën e ka të mirë por edhe shijen e ka të mirë, shembulli i besimtarit i cili nuk lexon Kur'an është sikur hurma, erë nuk ka por shijen e ka të mirë......"
Porosi: Të lidhim kontratë stabile me Kuranin famëlartë, si garant të marrim All-llahun dhe të kërkojmë ndihmën e Tij, në kuptimin, mësimin dhe praktikimin e tij.
7. Prezantimi në tubime-manifestime të diturisë dhe ibadetit:
Muaji i Ramazanit është muaj i bashkimit, afrimit të zemrave ( kur dihet se shejtanët lidhën-prangohen me zinxhirë) kanalizimit të energjisë pozitive, projektimit të aktiviteteve drejt dobisë shoqërore, dhe aktiviteteve humanitare e sociale.
Është edhe muaj i leximit, meditimit, diskutimit të dobishëm, këshillimit të përgjithshëm, ngase disponon një atmosferë e përgjithëshme vëllazërore dhe bujari shoqërore.
Ka raste kur studentët kanë rezultate të shkëlqyera në studime, ngase kohën e kanë shfrytëzuar deri në mëngjes për lexim e adhurim, apo kanë kursyer në maksimum kohën e tyre.
Porosi: Të prezantohet së paku në një ligjëratë në faltore apo tek një shoqëri e mirë brenda një intervali të përshtatshëm ditor.
8. Të agjërojmë dy ditë brenda një dite:
A thua si arrihet kjo?! Shumë thjeshtë dhe lehtë për atë që donë të ndan një pjesë të jetës së tij në ndihmë për të tjerët. Fusha e ndihmës është aq e gjerë sa që nuk privohet askush nga pjesëmarrja në të, dhe po ashtu edhe mënyrat janë të shumta.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të, " Kush ndihmon ta arrin (shtron) iftarin e një të varfëri e arrin shpërblimin e tij, pa i munguar atij agjërimi".
Porosi: të vizitojmë së paku një person ose familje të nevojshme një herë në javë gjatë këtij muaji.
9. Abstenimi i qëllimshëm derisa të na bëhen parime në jetën tonë:
- Abstenimi nga fjalët e liga, përgojimi, shpotitja, paragjykimi, indinjata, zilia, urrejtja dhe armiqësia.
- Abstenimi nga shoqëria e ligë, leximi i padobishëm dhe shikimi i pamoralshëm.
- Abstenimi nga mediet e shkruara dhe elektronike të cilat prishin ekuilibrin dhe raportin tonë ndaj agjërimit dhe adhurimit, dhe përpjekja e vazhdueshme përsonale dhe institucionale sjelljes së alternativave të tyre në praktikë.
10. Të manifestojmë gëzimin e përbashkët lokal e global:
Pas vështirësisë vjen lehtësimi, pas durimit fitorja dhe ngadhënjimi e pas mundit dhe sakrificës shpërblimi.
Pas diplomimit të suksesshëm në këtë shkollë të hyjnores dhe pejgamberisë, besimtari dhe besimtarja, i madh e i vogël kanë të drejt bile edhe preferohet të manifestojnë me mburrje, dinjitet dhe krenari, FITOREN E DY GËZIMEVE.
Thotë Muhamedit Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi të," Besimtari që agjëron i ka dy gëzime, njërin kur bënë iftar e tjetrin në Ditën e madhe të Gjykimit"
Porosi: Le të bëjmë plan të vizitës të gjithë njerëzve që kemi mundësi me i përfshirë në agjendën tonë, dhe përgatitjet që festën e Bajramit ta manifestojmë në mënyrë stoike e atraktive, kështu do t'ua zëvendësojmë festat tjera familjeve dhe fëmijëve tanë, të cilat në forma të ndryshëme perfide apo edhe joshëse na u kanë imponuar.
Po e përmbyllim këtë temë me një fjalë të urtë e cila i atribuohet Ibn Dekikut, i cili ka thënë; „ Tri gjëra për mua janë më të dashurat në këtë botë;
- sexhdeja në errësirë,
- qëndrimi me shoqëri të mirë dhe,
- etja (agjërimi ) në thatësirë.
Porosi : Le të jetë dëshirë e jona agjërimi në këtë vapë, dhe shpresa se do të pimë ujë nga kewtheri nesër në etjen e madhe... Mos agjëro,nëse…!!!
Hamdi Nuhiju
Në dyert e zemrave dhe mendjeve tona po afrohet muaji i agjërimit. Dalëngadalë po troket në zemrat tona dhe po na thërret që të ecim bashkë me të drejtë rrugës së mirësisë së Allahut. Besimtarët e tërë rruzullit tokësor përgatiten për ta pritur në mënyrë dinjitoze këtë muaj. Ata në këtë muaj mbushen me energji për punë pozitive dhe reale gjatë një viti të tërë. Largojnë vetën dhe të tjerët nga rrugët e këqija! Afrojnë veten dhe të tjerët në rrugët e mira dhe të dobishme. Por, për dallim prej religjioneve tjera, në religjionin islam, muajt ecin gjatë tërë vitit. Ata nuk rijnë vetëm në një stinë. Kështu krijohen disa probleme tek disa persona të caktuar në agjërim gjatë kohëve të nxehta kur dita është e gjatë e nata e shkurt.
Besimtari i cili beson Allahun dhe ditën e gjykimit, ai padyshim nuk do të ketë problem kushtet klimatike për të agjëruar, por ndodh që ndonjëherë zemrat të dobësohen dhe të ndikohen shumë prej cytjeve të djallit të mallkuar. Zemra di të ndikohet edhe prej djallit të mallkuar. Ajo lëviz njëjtë si lëvizin muajt e Allahut të Madhërishëm. Herë furnizohet me energji pozitive të nxehtë e herë ftohet prej bërjes së veprave të mira dhe në këtë mënyrë bëhet një me djallin e mallkuar.
Na ka treguar Adem b.Ebu Ijasi, këtij i tha Ibën Ebu Dhi`bi, ky dëgjoi prej Seid Makburiut, ky prej të atij, ky prej Ebu Hurejres r.a.i cili tha: Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:" Kush nuk i len fjalët e këqija por vepron kështu edhe ( gjatë Ramazanit) Allahu s`ka nevojë që ai ta lejë ushqimin dhe pijen e tij".( Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe 5, Prishtinë, 1994, f.124)
Një porosi shumëdimensionale e Pejgamberit a.s. na paraqitet në formën si e përshkruam më lartë. Agjërimi ngërthen në vete shumë mësime, e sipas hadithit të cituar, mësimi kryesor i agjërimit është edukimi jonë dhe pajisja me morale islame. Edhe pse nuk jemi kompetentë të flasim rreth haditheve të caktuara në mënyrë të detajizuar megjithatë kompetenca jonë arrin deri në aspekte të përgjithshme të nxjerrjes së mësimeve dhe porosive prej këtij hadithi mjaft të nevojshëm për shoqërinë tonë. Ne mund të nxjerrim disa mësime nga ky hadith:
Mësimi i parë:
Mos agjëro nëse nuk përmirësohesh!!!
Pejgamberi a.s. përmend fjalët e këqija për myslimanët. Kjo është normale të përmendet kur kihet parasysh se agjërimi është bërë farz për myslimanët, ndërsa jomyslimanët kanë dalë shumë jashtë rrugës së të vërtetës. Ai kishte parasysh se në brendinë e ummetit të tij kishte dhe do të ketë njerëz të cilët përdorin fjalët e këqija. Këto njerëz të ndikuar prej edukatës familjare ose edhe prej fenomeneve të ndryshme shprehen në mënyra jo të mira dhe jo të përshtatshme për gjuhën e komunikimit me njerëzit tjerë. Si mjet mjaft efikas nga largimi i këtij vesi të keq është agjërimi i cili është i padobishëm për ne nëse nuk largohemi prej fjalëve të këqija.
Mësimi i dytë:
Agjërimi është vepër dhe jo fjalë!!!
Agjërimi është vepër që mund të shihet. Dikush mund të thotë se ai nuk është vepër që mund të shihet, pasi ka të bëjë me personin dhe vet personi mund të fshehët në petkun e përgjithshëm të shoqërisë duke mos dëshmuar dhe duke mos paraqitur në pah veprimet e tij jo të sinqerta. Por, padyshim se punët diktohen edhe në aspektin fizik të personave dhe individëve të caktuar të cilët ndoshta edhe mundohen të fshehën dhe të paraqiten me katër fytyra.
Mësimi i tretë:
Agjërimi është edukatë!!!
Edhe ato gra të cilat janë me menstruacione dhe duhet ta prishin agjërimin, për hir të muajit të Ramazanit dhe etikës së përgjithshme fshehën para njerëzve dhe realizojnë një detyrim që kanë ndaj Zotit të Madhëruar. Nëse agjërimi aspak nuk ndikon në rregullimin e edukatës sonë, atëherë ne nuk kemi nevojë që të maltretojmë veten duke mënjanuar ushqimin dhe duke falur namazin e teravive. Nëse sjellemi njëjtë me prindërit si të ishim agjërueshem si të mos ishim, atëherë ne nuk kemi nevojë që të agjërojmë. Nëse sjellja jonë ndaj grave mbetet e njëjtë arrogante pa asnjë shenjë dhe sy të butësisë, atëherë ne do të mallkonim në këtë mënyrë veten dhe vepra jonë do të ngrihej kundër nesh.
Mësimi i katërt:
Agjërimi është bujari!!!
Nëse nuk e kuptojmë agjërimin si bujari dhe si afrim e ndihmesë e bonjakëve, atëherë ne do të duhej që të largoheshim prej agjërimit. Për një muaj të tërë ne kemi rastin që të solidarizohemi me të varfrit në praktik duke u larguar nga ushqimi dhe pijet e shijshme për hir të Zotit. Në këtë mënyrë do të përkujtohej ndër ne se ekzistojnë diku të varfër të cilët ndoshta tërë vitin e kalojnë në varfëri dhe pas çdo vështirësie detyrohen që të kërkojnë zgjidhje të caktuar tek persona të caktuar. Vet largimi jonë nga ushqimi e nxitë në esencën tonë konceptin e bujarisë dhe të dhënurit për hir të Zotit. E nëse nuk bëhemi bujarë në agjërim e ngelemi koprracë të njëjtë, Allahu nuk ka nevojë për agjërimin tonë.
Mësimi i pestë:
Ne kemi nevojë për Allahun e jo Ai për ne!!!
Kur ta kuptojmë këtë koncept në mënyrë të drejtë dhe të qartë, atëherë sinqerisht për hir të Tij do të agjëronim dhe do të bënim vepra të mira. Nëse nuk ndryshon gjendja jonë për të mirë edhe gjatë agjërimit, atëherë ne nuk e kemi kuptuar se ne kemi nevojë për Allahun dhe jo Ai për ne . NEW Dyzet Hadithe nga Ehl ul-Bejti për Muajin e Ramazanit!
Pejgamberi i Bekuar (salallahu ‘alejhi we alihi we’s-selem) ka thënë: “Kushdo nga ummeti im që memorizon dyzet hadithe mbi çështjet fetare që ka nevojë, Allahu do ta ringjallë në Ditën e Kijametit si jurist (fekih) e dijetar (‘alim).” (Muhammed Bakir el-Mexhlisi, Bihar ul-enwar, vëll. II, f. 156)
Hadithi nr 1
Përse emri Ramazan?
I Dërguari i Allahut (s) ka thënë:
“Pa dyshim, muaji i Ramazanit është quajtur ashtu sepse djeg mëkatet.”
(Kenz ul-‘Ummal, nr. 23688)
Hadithi nr 2
Emri i Zotit
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Mos thoni, ‘ky është Ramazani’ dhe ‘Ramazani kaloi’ apo ‘Ramazani erdhi’, pasi vërtet, Ramazan është një nga emrat e Allahut Fuqiplotë e të Lavdishëm, i Cili as nuk vjen e as nuk ikën. S’ka dyshim se vjen dhe ikën ajo që është krijesë. Përkundrazi, thoni: muaji i Ramazanit.”
(Muhammed ibn Ja’kub el-Kulejni, el-Kafi, vëll. IV, f. 70)
Hadithi nr 3
Muaji i Shpalljes së Kur’anit
Imam Ridai (‘a) ka thënë:
“Nëse pyetet, ‘përse është bërë agjërimi i obligueshëm në muajin e Ramazanit e jo në muajt e tjerë?’ përgjigja është, ‘sepse muaji i Ramazanit është muaji në të cilin Allahu i Lartësuar shpalli Kur’anin’.”
(el-Mexhlisi, vëll. XVIII, f. 190)
Hadithi Nr 4
Shpërblimi për Recitimin e Kur’anit
Imam Ridai (‘a) ka thënë:
“Ai që reciton një ajet nga Libri i Allahut Fuqiplotë dhe të Lavdishëm në muajin e Ramazanit është si ai që e ka lexuar krejt Kur’anin në muajt e tjerë.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCIII, f. 344)
Hadithi nr 5
Shpërblimi i Muajit të Ramazanit
E pyetën Pejgamberin e Shenjtë (s):
“O i Dërguari i Allahut! Cili prej muajve ka shpërblim më të madh, muaji i Rexhebit apo muaji i Ramazanit?” Pejgamberi i Shenjtë (s) u përgjigj: “Asgjë nuk mund të krahasohet me muajin e Ramazanit për nga shpërblimi.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCVII, f. 49)
Hadithi nr 6
Muaji i Allahut
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Sha‘bani është muaji im, kurse Ramazani është muaji i Allahut të Lartë dhe pranvera e të varfërve.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCVIII, f. 68)
Hadithi nr 7
Muaji i Zgjedhur
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“S’ka dyshim se Allahu Fuqiplotë dhe i Lavdishëm ka zgjedhur ndër muaj Rexhebin, Sha’banin dhe muajin e Ramazanit.”
(el-Mexhlisi, vëll. XXVII, f. 53)
Hadithi nr 8
Muaji i Madh
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Vërtet, muaji i Ramazanit është një muaj i madh. Gjatë tij, Allahu shumëfishon veprat e mira, fshin mëkatet dhe e lartëson atë në rangje.”
(Shejh el-Hurr el-‘Amili, Wesa’il ush-Shi‘a, vëll. X, f. 132)
Hadithi nr 9
Më i Rëndësishmi i Muajve
Imam ‘Aliu (‘a) ka thënë:
“Ju erdhi muaji i Ramazanit. Ai është më i rëndësishmi i të gjithë muajve dhe fillimi i vitit.”
(el-Mexhlisi, vëll. XLII, f. 193)
Hadithi nr 10
Fillimi i Vitit
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Nëse muaji i Ramadanit është i sigurt dhe i shëndetshëm (nga mëkatet), (i tërë) viti do të mbetet i tillë; muaji i Ramazanit është fillimi i vitit.”
(el-‘Amili, vëll. X, f. 311)
Hadithi nr 11
Muaji i Mëshirës
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i të cilit është falje dhe fundi i të cilit është mbrojtje nga Zjarri.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCIII, f. 343)
Hadithi nr 12
Merita e Muajit të Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“O njrëz! Vërtet, ju erdhi muaji i Allahut. Muaji që, në sytë e Allahut është më i shkëlqyeshmi i tërë muajve. Ditët e tij janë më të mirat ditë, netët e tij janë më të mira netë dhe çastet e tij më të mirat çaste.
(el-Mexhlisi, vëll. XCVI, f. 356)
Hadithi nr 13
Më i Miri Muaj
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Muaji më i mirë është muaji i Allahut - muaji i Ramazanit - dhe zemra e muajit të Ramazanit është Nata e Kadrit.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCVI, f. 386)
Hadithi nr 14
Nata e Kadrit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“O njerëz. Vërtet, një muaj i madh e i bekuar ju ka mbështjellë. Një muaj, në të cilën është një natë, veprat e së cilës janë më të mira se ato të njëmijë muajve.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCVI, f. 342)
Hadithi nr 15
Dhuntia e Muajit të Allahut
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Frymëmarrja juaj në të është madhërim (i Allahut) dhe gjumi juaj në të është adhurim (i Allahut).”
(el-Mexhlisi, vëll. XCVI, f. 356)
Hadithi nr 16
Agjërimet e Muajit të Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin Allahu, Fuqiplotë e i Lavdishëm, jua ka bërë obligim agjërimin. Ndaj, ai që agjëron në këtë muaj në gjendje besimi dhe me synim shlyerjen, do të pastrohet nga mëkatet ashtu siç ishte në ditën kur e lindi e ëma.”
(Shejh Muhammed et-Tusi, Tahdhib ul-Ahkam, vëll. IV, f. 152)
Hadithi nr 17
Muaji i Përpjekjes Shpirtërore
Në testamentin e tij për të bijtë, Imam Sadiku (‘a) tha:
“Kur të vijë muaji i Ramazanit, bëni përpjekje (xhihad), sepse vërtet, në këtë muaj ndahet rizku, caktohet çasti i vdekjes dhe vendoset ardhja e Haxhxhit. Në të ka një natë, ku veprat janë më të mira se ato të njëmijë muajve.”
(el-Kulejni, vëll. IV, f. 66)
Hadithi Nr 18
Muaji i Veprave të Mira
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Ky muaj i juaji nuk është si të tjerët. S’ka dyshim se kur afrohet, ju sjell bekime e mëshirë dhe kur largohet, jua merr mëkatet. Ky është një muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen dhe mirësia pranohet.”
(el-‘Amili, vëll. X, f. 312)
Hadithi nr 19
Muaji i Bekuar
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Vërtet, ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i bekuar, në të cilin Allahu jua ka obliguar agjërimet. Në të, dyert e Xhennetit janë të hapura e shejtanët janë të lidhur; dhe në të është Nata e Kadrit, që është më e virtytshme se njëmijë muaj.”
(et-Tusi, vëll. IV, f. 152)
Hadithi nr 20
Muaji i Ramazanit dhe istighfari
Imam ‘Aliu (‘a) ka thënë:
“Është detyrë për ju të kërkoni falje dhe të përgjëroheni në muajin e Ramazanit. Du‘atë janë ato që jua largojnë fatkeqësitë, kurse istighfari jua fshin mëkatet.”
(el-Kulejni, vëll. IV, f. 88)
Hadithi nr 21
Dyert e Xhennetit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
"Në të (muajin e Ramazanit) dyert e Xhehenemit janë të mbyllura dhe dyert e Xhennetit janë të hapura."
(el-Mexhlisi, vëll. XCVI, f. 363)
Hadithi nr 22
I’tikafi
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Në fillim, Pejgamberi i Shenjtë (s) bënte i’tikaf gjatë dhjetë ditëve të para të muajit të Ramazanit. Pastaj, ai bënte i’itikaf gjatë dhjetë ditëve të mesit dhe atëherë nisi ta bënte në dhjetëditëshin e fundit (deri në mbyllje të jetës së tij tokësore).
(el-Mexhlisi, vëll. XVI, f. 274)
Hadithi nr 23
Muaji i Ramazanit dhe Librat Hyjnorë
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Teurati është shpallur në ditën e gjashtë të muajit, Bibla në natën e dymbëdhjetë, Psalmet në natën e tetëmbëdhjetë kurse Kur’ani në Natën e Kadrit.”
(el-Kulejni, vëll. IV, f. 157)
Hadithi nr 24
Vepra më e Mirë e Muajit të Ramazanit
Imam ‘Aliu tregon se gjatë një ligjërate të Pejgamberit të Bekuar (s) ai u ngrit dhe e pyeti:
“O i Dërguari i Allahut! Cila është vepra më e mirë në këtë muaj?” Pejgamberi i Bekuar (s) iu përgjigj: “O Ebu’l-Hasan! Vepra më e mirë për këtë muaj është të përmbajturit nga ajo që ka ndaluar Allahu Fuqiplotë e i Lavdishëm.”
(el-Mexhlisi, vëll. XLII, f. 190)
Hadithi nr 25
Humbësit e Muajit të Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Atë që e jeton muajin e Ramazanit dhe nuk mëshirohet gjatë tij, Allahu e largon prej Vetes.”
(el-Mexhlisi, vëll. LXXIV, f. 74)
Hadithi nr 26
Imam Sexhxhadi (‘a) dhe Muaji i Ramazanit
Imam Sadiku (‘a) ka thënë: “Me të ardhur muaji i Ramazanit, Imam ‘Ali ibn Huseini (‘a) nuk fliste ndryshe veçse përmes du‘ave, tesbiheve, istighfarit dhe tekbirit.”
(el-Kulejni, vëll. IV, f. 88)
Hadithi nr 27
Të Premtet e Muajit të Ramazanit
Imam Bakiri ka thënë:
“Pa dyshim, xhumatë e muajit të Ramazanit kanë meritë mbi xhumatë e muajve të tjerë, ashtu siç ka meritë Pejgamberi i Shenjtë (s) mbi profetët e tjerë.”
(el-Mexhlisi, vëll. LXIX, f. 376)
Hadithi nr 28
Shtatë Virtyte të Agjërimit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“ Nuk ka besimtar, që agjëron një ditë të muajit të Ramazanit - me nijet arritjen e shpërblimeve të tij - e që Allahu i Lartësuar të mos i japë shtatë shkëlqyeshmëri: 1. Ushqimi i ndaluar që i ka hyrë në trup i shkrihet. 2. I afrohet më pranë mëshirës së Allahut. 3. Allahu ia lan gjynahet. 4. Allahu ia pakëson vuajtjet e vdekjes. 5. Allahu e mbron nga uria dhe etja në Ditën e Gjykimit. 6. Falet nga dënimi i Skëterrës. 7. Allahu i siguron ushqimin e mirë dhe të shijshëm të Xhennetit.”
(el-‘Amili, vëll. VII, f. 395)
Hadithi nr 29
Muaji i Durimit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Ai është muaji i durimit, dhe s’ka dyshim se shpërblimi i durimit është Parajsa.”
(el-Kulejni, vëll. 4, f. 66)
Hadithi nr 30
Dhënia e Sadakasë
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Allahu do t’ia largojë shtatëdhjetë lloje fatkeqësish atij që jep sadaka në muajin e Ramazanit.”
(el-‘Amili, vëll. IX, f. 404)
Hadithi nr 31
Shpërblimi për një Obligim
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Ai që kryen (në të) një obligim të vetëm nga obligimet e Allahut, do të shpërblehet si ai që ka kryer shtatëdhjetë obligime në muajt e tjerë.”
(el-‘Amili, vëll. X, f. 307)
Hadith nr 32
Nata e Kadrit
Imam Bakiri (‘a) ka thënë:
“Natën e Kadrit vendoset gjithçka - e mira dhe e keqja, bindja dhe mosbindja, lindja dhe vdekja, si dhe rizku - që do të ndodhë gjatë atij viti, deri në Natën tjetër të Kadrit.”
(el-Kulejni, vëll. IV, f. 157)
Hadithi nr 33
Shtojini Namazet në Muajin e Ramazanit
Imam Sadiku (‘a) ka thënë:
“Me të ardhur muaji i Ramazanit, i Dërguari i Allahut (s) i shtonte namazet; edhe unë i shtoj të miat, ndaj shtojini edhe ju tuajat.”
(et-Tusi, vëll. III, f. 60)
Hadithi nr 34
Ngrënia e Syfyrit
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Hajeni syfyrin edhe nëse është disa gllënka ujë, sepse bekimet e Allahut janë mbi ata që hanë syfyr.”
(et-Tusi, vëll. IV, f. 198)
Hadithi nr 35
Uria dhe Etja e Ditës së Kijametit
Imam ‘Aliu ka thënë:
“Le t’jua kujtojë uria dhe etja në të (muajin e Ramazanit) urinë dhe etjen e Ditës së Kijametit.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCIII, f. 356)
Hadithi nr 36
Thirrja e Allahut
‘Abdullah ibn ‘Abbasi tregon se ai e kishte dëgjuar Pejgamberin e Bekuar (s) duke thënë:
“Çdo natë në muajin e Ramazanit Allahu i Madhërishëm e i Lartësuar thërret tri herë: A ka ndonjë që kërkon prej Meje, që t’ia plotësoj kërkesën? A ka ndonjë që kthehet drejt Meje me pendesë, që Unë të kthehem drejt tij (me mëshirë)? A ka ndonjë që Më kërkon falje, që Unë ta fal?”
(el-‘Amili, Mustedrek ul-Wesa’ail, vëll. VII, f. 429)
Hadithi nr 37
Ghusli i Natës së Kadrit
Imam Kadhimi (‘a) ka thënë:
“Atij që merr ghusl në Natën e Kadrit dhe rri zgjuar (në adhurim) do t’i falen të gjitha mëkatet.”
(el-‘Amili, vëll. X, f. 358)
Hadithi nr 38
Mburoja e Besimtarit
Në një hadith kudsi, Allahu Fuqiplotë dhe i Madhërishëm thotë:
“Agjërimet janë mburojë për besimtarët në Ditën e Gjykimit, ashtu siç janë mburojë armët në këtë botë.”
(el-‘Amili, vëll. X, f. 403)
Hadithi nr 39
Iftar për Besimtarin
Pejgamberi i Bekuar (s) ka thënë:
“Atij që i shtron iftar një besimtari në muajin e Ramazanit do t’i jepet shpërblimi i atij që ka liruar një rob (në rrugën e Allahut) dhe do t’i falen mëkatet e mëparshme. E nëse nuk ka patur më shumë se qumësht të përzier me ujë për të ofruar, ose ujë të ëmbëlsuar dhe një hurmë, Allahu prapë do ia japë shpërblimin.”
(el-Mexhlisi, vëll. XCIII, f. 317)
Hadithi nr 40
Lamtumira Muajit të Ramazanit
Pejgamberi i Bekuar (s) lutej:
“O Allah! Mos e cakto këtë muaj të Ramazanit të jetë i fundit për agjërimet e mia. Por nëse e cakton, atëherë bekomë dhe mos më privo (nga mëshira Jote).”
(Badabi el-Kur’an, f. 398)
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|